JSN Epic - шаблон joomla Авто

Ehli Suneti janë ata të cilët e pasojnë Kur’anin dhe Sunetin sipas kuptimit të selefit dhe qëndrojnë të bashkuar për rreth tij. Ashtu siç kanë besuar selefi ashtu duhet të besojmë edhe ne.

Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “.. dhe do të ndahet umeti im deri në shtatëdhjetë e tri grupe, të gjitha janë në zjarr përveç një. Thanë: Cili është ai (grup) o i Dërguar i Allahut? Tha: Ata të cilët janë në atë që jam unë dhe shokët e mi”.(Tirmidhiu/2641. Këtë transmetim e ka llogaritur të mirë Ibnul Arabiu, El-Irakiju si dhe Shejh Albani në Sahihu Tirmidhi)

Prej të gjitha grupeve vetëm një është i shpëtuar. Andaj dijetarët Ehli Sunetin e kanë quajtur edhe Grupi i shpëtuar. Dhe ky është ai i cili e pason rrugën e sahabeve. Thotë Allahu (azzevexhel): “Në qoftë se ata besojnë ashtu siç besoni ju (sahabet), ata vërtetë kanë gjetur rrugën e drejtë.” (El-Bekareh/137)

Hoxhë Omer Bajrami

Go to top