JSN Epic - шаблон joomla Авто


Akideja është çështja kryesore dhe lëmia themelore e kësaj feje. Nëse njeriu e ka akiden e pastër, e fiton Xhenetin dhe shpëton prej Xhehenemit. E nëse akideja e tij nuk është në rregull, ai rrezikohet në këtë botë dhe në botën tjetër. Nëse akideja është e mirë, prej njeriut dalin edhe vepra të mira.

Ashtu siç pema e cila i ka rrënjët e shëndosha, prej saj dalin degë dhe fryte të shëndosha. Ndërsa nëse akideja është e prishur, prej njeriut dalin edhe vepra të prishura.

E nëse njeriu nuk e njeh këtë lëmi, nëse nuk e njeh Allahun si duhet, nëse nuk e di çka është imani dhe cka është kufri, apo nuk e di çka është teuhidi e çka shirku, atëherë është tepër i rrezikuar. Ai ka mundësi të bëjë ibadet me vite dhe në fund t’i bëjë shirk apo kufër Allahut, duke mos e ditur atë apo duke mos e ditur rrezikun e tij.

Dhe këtë e vëren njeriu edhe në shumë vende në të cilat thuhet se shumica e njerëzve janë muslimanë, mirëpo adhurimet e tyre janë të pakta ose të rralla, ndërsa mëkatet e tyre janë të shumta.. e gjithë kjo ndodhë si rezultat e mosnjohjes së Allahut si duhet.
Andaj mësimi i akides është më se i rëndësishëm për të gjithë.

Hoxhë Omer Bajrami

Go to top