JSN Epic - шаблон joomla Авто


Teuhidi – Njësimi i Allahut është tri lloje: Teuhidi Rububijeh, Teuhidi Uluhijeh dhe Teuhidi i emrave dhe cilësive të Allahut. E disa nga dijetarët e kanë ndarë atë në dy lloje: Teuhidi i njohjes dhe Teuhidi i të vepruarit. Edhepse ndarja e parë është më e njohur në mesin e besimtarëve.

Disa njerëz thonë që ndarja e Teuhidit në këtë mënyrë është bidat, pasiqë kjo ndarje nuk është përmendur as në Kur’an e as në Sunet.

Themi: Gjërat mësimore dhe ndarjet e ndryshme të cilat janë bërë nga dijetarët gjatë gjithë historisë, nuk kanë të bëjnë asgjë me bidatin. Ato janë thjeshë vetëm për të lehtësuar dhe sqaruar kuptimin e tyre, e jo për të bërë një adhurim të caktuar me to . Ndësa bidati është: Çdo gjë e cila nuk është vepruar nga i Dërguari apo sahabet e tij, me të cilën synohet afrimi tek Allahu.

Hoxhë Omer Bajrami

Go to top