JSN Epic - шаблон joomla Авто
Pyetje: Selam Alejkum,Hoxh I Nderuar, Pytja Ime eshte Keshtu:A Lejohet me nje obijekt, ku ka Foto Lakuriq, me fal namazin ne at vend?
 
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
 
Muslimanit nuk i takon të qëndrojë aty ku gjenden fotografi të tilla, e jo më të falë namaz në ato vende. Shikimi në gjëra të tilla, është shkak prej të cilit arrihet hidhërimi i Allahut. Andaj, muslimani duhet të qëndrojë larg atyre vendeve. Ndërsa nëse është i imponuar që të qëndrojë aty dhe nuk ka mundësi që të largohet për ta falur namazin, atëherë namazi i tij është në rregull dhe Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësisë së tij.  
 
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami
Go to top