JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Kam degjuar se vjellja me deshire e prishe agjerimin, ndersa pa deshire jo, por deshta te pyes se a eshte e vertete a jo, a e prishe vjellja agjerimin? Allahu ju shperblefte.

 

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Nëse njeriu vjell qëllimisht (duke e futur gishtin në fyt, dhe duke e nxjerrur atë që e ka ngrënë dhe pirë) e prishë agjërimin, dhe këtë ditë duhet ta kompenzojë me një ditë tjetër pas Ramazanit. Ndërsa nëse vjell pa qëllim (pa dëshirën e tij), nuk e prishë agjërimin, dhe nuk ka kompenzim për këtë ditë.

Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Kush vjell pa qëllim, nuk ka kompenzim për të, ndërsa kush vjell me qëllim, duhet ta kompenzojë atë (ditë që e ka prishur)”. (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi, ndërsa Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë – El-Irva’ 923)

 

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

11.08.2011

Go to top