JSN Epic - шаблон joomla Авто
Pyetje:Esselamu alejkum ve rahmetullah. Hoxhe i nderuar Allahu ju shperblefte per sakrificen ne Dinin e Tij. Amin. Nese takohemi me motrat ne Islam dhe kemi deshire me prezentu pa mbulese me ato, a lejohet edhe nese nuk e di qe ajo motra mos te tregoje per pamjen time personave te tjere apo mjafton qe tua terhjek verejtjen dhe ti them qe mos me tregu dhe bisedu per mua si dukem pa mbulese ke personat tjere dhe mjafton me kaq? nese shembull ka motra qe si kam par dhe nuk i njoh ose jane motra qe skane vete mbulese por e falin namazin, a lejohet me hjeke mbulesen? inshAllah me keni kuptuar dhe do te na ndihmoni me pergjigje dhe spjegim te mjaftueshem. Allahu ju shperblefte. Amin
 
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
 
Lejohet që muslimanja të qëndrojë pa mbulesë para motrave tjera dhe nuk e ka obligim për këtë t’ua tërhjek çdo herë vërejtjen atyre, që mos ta përshkruajnë atë para burrave të tyre. Gjithashtu, muslimanja duhet të ketë mendim të mirë për motrat e saj, duke i llogaritur ato besnike në nderin e njëra tjetrës. 
 
E nëse në ndonjërën prej tyre ka dyshim në lidhje me këtë çështje dhe dyshimi është fituar mbi të në bazë të ndonjë shenje apo fjale të vërtetuar, atëherë nuk duhet zbuluar para saj, edhepse ajo që është e tillë mund t’i përshkruaj të tjerat edhe në pjesët tjera të trupit, edhe nëse nuk i sheh flokët e tyre. 
 
Megjithatë, çdo motër duhet të jetë aq e vetëdijshme saqë mos të lejojë përshkrimin e grave tjera para burrit të saj, ngase me këtë e dëmton veten dhe burrin e saj. Si dhe burri i cili ka frikë Allahun, nuk guxon të lejojë një gjë të tillë prej gruas së tij, ngase me këtë ka tradhëtuar vëllezërit e tij në nderin e tyre dhe nuk është sjellur me besnikëri ndaj tyre. 
 
Gjithashtu, edhe ato motra që nuk i njeh por janë të udhëzuara, lejohet qëndrimi pa mbulesë para tyre, duke qëndruar në esencën e besnikërisë së muslimanes së mirë dhe duke shpresuar çdo herë se motrat me të cilat qëndron, nuk i takojnë asaj kategorie të ulët të imanit dhe ndershmërisë. Lexo: Cili është aureti i gruas para grave tjera?
 
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami
 
Go to top