JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Esselamu alejkum hoxhe i nderuar. Allahu ju shperblefte per mundin tuaj qe po e jepni per Islam. Kam nje pyetje: Namazi i nates i cili behet neper xhamia ne muajin e Ramazanit e sidomos ne 10 netet e fundit, a eshte bidat? Se nje hoxhe thonte qe Muhamedi alejhiselam nuk e ka bere kete veper asnjeher keshtu me xhemate me fale namaz nate ne xhami. Allahu ju shperblefte.

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Çdo gjë të cilën nuk e ka urdhëruar dhe vepruar Muhamedi (salallahualejhiveselem) apo sahabet e tij, duke pasur mundësi në veprimin e saj, ajo është risi në fe – bidat.

Ndërsa sa i përket namazit të natës në Ramazan, këtë e ka vepruar Pejgamberi (salallahualejhiveselem) dhe një gjë e tillë nuk mund të quhet bidat. Thotë Aisheja (radijallahuanha): “Një natë u fal Pejgamberi (salallahualejhiveselem) dhe pas tij u falën disa njerëz. E u fal edhe natën tjetër dhe u shtuan ata. E pastaj u tubuan natën e tretë apo të katërt, por Pejgamberi (salallahualejhiveselem) nuk doli. E në mëngjes u tha atyre: E kam parë atë që keni vepruar (që jeni tubuar për namaz në xhami), dhe nuk më ka penguar që të dal te ju, përveçse kam pasur frikë se mos të ju bëhet obligim”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Gjithashtu thotë AbduRahman ibn AbdulKarij: Dola me Omer ibn Hatabin (radijallahuanhu) në një natë të Ramazanit në xhami, dhe i pamë njerëzit të shpërndarë, secili falej në vete, e dikush falej me ndonjë grup. Atëherë Omeri tha: Unë e shoh që sikur t’i bashkojmë këta pas një lexuesi (imami) do të jetë më mirë. E pastaj vendosi dhe i bashkoi ata pas Ubej ibn Ka’bit (radijallahuanhu)”. (Transmeton Buhariu)

Kështuqë, ky veprim ka bazë në sunetin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe nuk mund të llogaritet prej bidateve. Edhepse në këtë kohë, shumica e atyre që e kanë kundërshtuar këtë veprim, janë prej bidatxhinjëve më të mëdhenj të janë të mbuluar në bidate, porse nga urrejtja e pasuesve të sunetit, janë munduar që ta pengojnë një gjë të tillë.

Ndërsa namazi i natës jashtë muajit të Ramazanit me xhematë, nuk është prej sunetit nëse bëhet në mënyrë të organizuar dhe në kohë të caktuar. Por, nëse dikush e gjen dikënd duke falur namaz nate dhe lidhet të falet pas tij, kjo është në rregull dhe e lejuar, sikur që ka vepruar Hudhejfeja, apo Ibn Mes’udi, në namazin e natës pas Pejgamberit (salallahualejhiveselem).

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

19.09.2011

Go to top