JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Esselamu alejkum. Allahu ju shperblefte hoxhe i nderuar per punen tuaj. Pata nje pyetje: Xheneti a funksionon tash dhe Xhehenemi a do te mbyllet dhe nuk do te funksionon ne boten tjeter kur ti lajne mekatet mekataret? Ngase disa njerez kemi degjuar qe thojne se Xhehenemi do te mbyllet pasi qe te lahen mekatet e muslimaneve, saqe edhe jomuslimanet do te dalin prej Xhehenemit?

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari: Sipas Ehli Sunetit, Xheneti dhe Xhehenemi janë të krijuar dhe ekzistojnë. Thotë Allahu (azzevexhel) për Xhenetin: “Është i krijuar për të devotshmit”. (Ali Imran – 133) Dhe thotë për Xhehenemin: “Është i krijuar për mosbesimtarët”. (Bekareh – 24) Ndërsa funksionimi i tij si shpërblim për besimtarët, do të jetë pas ringjalljes dhe pas hyrjes së njerëzve të mirë në të.

Së dyti: Sipas Ehli Sunetit, Xhehenemi nuk do të zhduket dhe nuk do të përfundojë. Thotë Allahu (azzevexhel) për jobesimtarët: “Do të qëndrojnë në të përgjithmonë”. (Bejineh – 8) Dhe thotë: “Dhe nuk do të dalin prej zjarri” (Bekareh – 167) Dhe argumente tjera të shumta, të cilat vërtetojnë këtë çështje.

Së treti: Në Xhehenem do të futen mëkatarë dhe jobesimtarë. Mëkatarët muslimanë, pasi të pastrohen prej mëkateve, do të dalin prej Xhehenemit. Ndërsa jomuslimanët, nuk mund të pastrohen prej shirkut dhe prej kufrit, dhe do të qëndrojnë në të përgjithmonë, dhe për këtë vlejnë argumentet e lartpërmendura.

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

19.09.2011

Go to top