JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Esselamu alejkum hoxhe i nderuar. Allahu te nderofte ne dunja e akhiret. Hoxhe a lejohet me u pershendet vllaniznite me motrat neper forume? Une jam anetar ne nje forum islam, po aty shpesh here motrat ju thone vllaznive Allahu ju shperblefte, e vllaznite motrave, a eshte e lejuar kjo? Allahu ju rujt hoxhe i nderuar.

 

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thotë Shejh Muhamed Salih El-Munexhid: Kush e di dobësinë e vetes së tij dhe ka frikë se mund të bjerë në kurthat e Shejtanit, obligohet që të largohet nga bisedat e tilla dhe të shpëtojë veten e tij. E kush mendon për veten e tij se ka bindje dhe vendosshmëri, për të mendojmë se një gjë e tillë është e lejuar, nëse plotësohen këto kushte:

1-Mos të shtohet biseda jashtë temës e cila është paraqitur,

2-Mos të ndryshohet (zbukuruhet) zëri apo fjalët e shkruara, (si: Motër e dashur, apo vëlla i dashur.. apo lutjet e shumta dhe të tepruara ndaj gjinisë së kundërt, apo fjalët të cilat janë prekëse, etj.),

3-Mos të bëhen pyetje për gjërat personale, si pyetjet për vitet, vendbanimin, gjatësinë, etj. (Andaj edhe është mirë, e sidomos për motrat, të mos regjistrohen nëpër forume me emrat e tyre, në mënyrë që të mos njihen dhe mos të shfrytëzojë shejtani këtë mënyrë për të arritur pastaj edhe në kontakte dhe mëkate tjera të mëdhaja dhe të rrezikshme),

4-Biseda e tyre të përcjellet edhe nga të tjerët (dhe mos të ketë bisedë në vetmi, të cilën nuk e sheh askush tjetër pos tyre, si: mesazhet private nëpër forume, apo bisedat në msn dhe programe tjera, etj.),

5-Të ndërpritet biseda menjëherë, nëse fillon zemra të anojë dhe lakmojë pas epsheve.

Kështuqë nëse plotësohen këto kushte, atëherë një gjë e tillë është e lejuar. Ndërsa nëse nuk plotësohen kushtet, atëherë secili le të jetë i kujdesshëm për veten e tij, dhe le të ketë frikë Allahun i Cili e sheh atë që nuk e shohin të tjerët, dhe para të Cilit do të dalin të gjithë dhe do të japin llogari.

 

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

19.09.2011

Go to top