JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Selamun alejkum hoxhe i nderum. Deshta te pys rreth ceshtjes se haxhit. Me saktesisht per bedel. A eshte e lejuar qe dikush te shkon ne haxh per dike tjeter? Dhe a ka argument per kete? Allahu te shperblefte me Xhenet.

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse njeriu është në pleqëri të rëndë, apo është i sëmurë dhe nuk pret shërim prej sëmundjes së tij, lejohet që dikush tjetër të shkojë në haxh për të.

Transmeton Fadl ibn Abasi, se: “Një grua prej Hath’amit erdhi te Pejgamberi (salallahualejhiveselem) dhe tha: O i Dërguar i Allahut, obligimi i haxhit e ka arritur prindin tim të vjetër, dhe ai nuk ka mundësi të qëndrojë në mjetin bartës, gjatë rrugës për në haxh. A lejohet që unë ta kryej haxhin për të? Tha (salallahualejhiveselem): Po.“ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) E në një transmetim tjetër tha: “Nëse babai yt do të kishte borxh,a do t’ia kishe larë atë? Tha: Po. Tha (salallahualejhiveselem): “Borxhi i Allahut është më meritor që të lahet“. (Transmeton Buhariu dhe Nesaiu)

Gjithashtu, nëse njeriu vdes duke pa e kryer haxhin, lejohet që dikush tjetër ta kryej haxhin për të. Ky është medhhebi Imam Shafiut, Ahmedit, dhe disa dijetarëve të tjerë.

Vetëmse ai që shkon në haxh për dikë tjetër, së pari duhet ta ketë të kryer haxhin për veten e tij. Ky është mendimi i medhhebit Shafi’ij, Hanbelij, dhe shumicës së dijetarëve. Si dhe mendimi i Ibn Abasit (radijallahuanhu), të cilin nuk transmetohet dikush prej sahabeve ta ketë kundërshtuar në këtë mendim.

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

02.10.2011

Go to top