JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: A lejohet vajza ta pershendes per dore mixhen e babait te saj, gjithashtu edhe mixhen e nenes se saj?

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Po, lejohet që vajza të përshëndes për dore xhaxhain e babait apo xhaxhain e nënës së saj, dhe ata janë të afërm për të, me të cilët nuk i lejohet martesa.

Shejh Ibn Uthejmini, pas pyetjes se: A lejohet që femra të zbulohet (të del pa shami) para xhaxhait të nënës apo dajës së nënës së saj, apo xhaxhait të babait apo dajës së babait të saj?

Thotë: Po.. sepse xhaxhai i babait tënd është xhaxhai yt dhe daja i babait tënd është edhe daja i yt. Gjithashtu xhaxhai i nënës tënde është xhaxhai yt, dhe daja i nënës tënde është edhe daja yt. (Fetava Xhamiah lil Mer’etil Muslimeh 2/596)

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

17.10.2011

Go to top