JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Esselamu Alejkum! Per te qene dikush imam ne xhami, a duhet te kete te kryer fakultet perkates islamik apo mund te behet imam edhe dikush i cili posedon njohuri te mjaftueshme per fene islame, por ka te kryer fakultet tjeter, per shembull fakultet teknik?

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk është kusht që njeriu të ketë të kryer fakultet për t’u dalur imam muslimanëve. Por, nëse posedon njohuri të rregullave të namazit, si dhe e lexon Kur’anin mirë dhe rrjedhshëm, dhe nuk ka ndonjë tjetër i cili di më shumë se ai, atëherë atij i takon të del imam edhepse nuk ka të kryer fakultet islamik.

Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Imam i një populli bëhet ai i cili di më shumë prej librit të Allahut. E nëse janë të njëjtë në Kur’an, atëherë ai i cili di më shumë prej Sunetit”. (Transmeton Muslimi)

Kështuqë ai i cili ka më shumë njohuri, ai është më meritor për të dalur imam. Dhe diploma, fakulteti dhe gjërat tjera të kësaj kohe, nuk janë prej kushteve për të dalur njeriu imam.

Thotë Amër ibn Selemeh: “(Deshtëm që ta falim namazin, me popullin të cilët sapo kishin pranuar Islamin pas çlirimit të Mekës). E pastaj shikuan, por nuk dinte asnjëri Kur’an më shumë se unë. Atëherë më dhanë përparësi para tyre, ndërsa unë kisha gjashtë apo shtatë vite”. (Transmeton Buhariu)

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

17.10.2011

Go to top