JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Selam alejkum. Hoxhe i nderuar a na tregon pak per vleren e diteve te Dhul Hixhxhes? Zoti ju shperblefte per mundin qe e beni.

 

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Dhjetë ditët e Dhul Hixhes kanë vlerë të madhe në Islam. Për këto ditë, është betuar Allahu (azzevexhel) dhe ka thënë: ”Pasha agimin. Pasha dhjetë netët”. (El-Fexhr 1/2) Dhe dhjetë netët në të cilat është betuar Allahu, janë ditët e Dhul Hixhes sipas shumicës së komentatorëve të Kur’anit.

 

Në këto ditë, preferohet që muslimani t’i shtojë ibadetet e tij, ngase punët e mira në këto ditë, janë më të dashura tek Allahu. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): ”Nuk ka ditë, që veprat e mira në to janë më të dashura tek Allahu, se sa në këto ditë (dhjetë ditët e Dhul Hixhes). Thanë: O i Dërguar i Allahut, as xhihadi në rrugën e Allahut? Tha: As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç njeriut i cili del me shpirtin dhe pasurinë e tij, dhe nuk kthehet më me asnjërën prej tyre”. (Transmeton Buhariu)

 

Kështuqë, muslimani duhet të mundohet t’i shfrytëzojë këto ditë, duke e adhuruar Allahun (azzevexhel) sa më shumë.

Prej ibadeteve që mund të shfrytëzohen në këto ditë, është: Haxhi për ata të cilët kanë mundësi, agjërimi, falja e suneteve dhe shtuarja e namazeve vullnetare, dhënia e sadakasë, dhikri, leximi i Kur’anit, etj.

 

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

26.10.2011

Go to top