JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Selam Alejkum hoxhe i nderuar. Nje pyetje hoxhe: A prish pune najsen ne Islam nese e thirri nanen e burrit tim edhe une nane? A kam te drejte me e thirre nane? Nese mundet me ma kthy pergjigjen inshallah. Allahu ju shperblefte me Xhenet Firdeus.

 

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse thirret vjehrra për shkak të rrespektit nënë, nuk ka ndonjë të keqe në këtë, edhepse ka prej dijetarëve të cilët nuk e kanë pëlqyer një gjë të tillë. Porse thirrja e saj nënë, është sikur thirrja e ndonjë fëmiu apo të riu: O biri im, me qëllim të afrimit dhe dhembshurisë, dhe jo me qëllim të konsiderimit të tij fëmijë tëndin. Apo sikur përdorimi i thirrjes së me të vjetërve: O axhë, edhepse ai nuk është xhaxhai yt.

Kështuqë, përdorimi i kësaj shprehje për nderim dhe rrespekt është i lejuar, dhe nuk ka ndonjë ndalesë në këtë.

Ndërsa thënia se unë jam biri apo bija e filanit, duke mos qenë i/e tij është e ndaluar. Thotë Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Prej shpifjeve më të mëdha është të thirret dikush në emër të atij që nuk e ka babë..”. (Transmeton Buhariu)Dhe thotë: “Kush thirret në emër të atij që nuk e ka babë, duke e ditur se nuk e ka babë, Xheneti për të është haram – i ndaluar”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

 

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

01.11.2011

Go to top