JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: A eshte e lejuar ne qoftese perdorim kreme apo parfume me alkool por jo jashte qe te tjeret mund te nuhasin eren, dua te them ne shtepi, po megjithate te falemi duke pasur krem apo parfum me alkool ne trup?

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket pastërtisë së alkoolit, dijetarët kanë ndryshuar mendimet e tyre:

-Shumica e dijetarëve janë të mendimit se alkooli është i papastër, dhe nëse bjen në trup apo në tesha, ato duhet të pastrohen. Ky është mendimi i medhhebit Hanefij, Malikij, Shafi’ij dhe Hanbelij. Këtë mendim e ka përkrahur edhe Shejhul Islam Ibn Tejmijeh. Duke u bazuar në fjalën e Allahut (azzevexhel): “O ju që keni besuar, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall), janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar”. (Maideh – 90)

Kështuqë, përderisa Allahu thotë se alkooli është i ndytë, atëherë nënkupton se ai është i papastër, dhe nuk lejohet falja e namazit me teshat në të cilat ka prekur alkooli.

-Disa prej dijetarëve janë të mendimit se alkooli është i pastër, dhe papastërtia në ajetin e lartpërmendur ka të bëjë me papastërtinë kuptimore. Ky është mendimi i Rebias, Lejthit, Muzeniut dhe të tjerëve. Këtë mendim e ka përkrahur edhe Imam Sheukani dhe San’ani, si dhe prej dijetarëve bashkëkohorë Shejh Ibn Uthejmini dhe Albani. Duke u bazuar në atë se papastërtia e përmendur në ajet ka të bëjë me papastërtinë kuptimore, pasiqë në të përmendet edhe bixhozi, idhujt, dhe hedhja e shigjetës, e që nuk mund të thuhet se nëse preken letrat, apo idhujt, apo shigjeta për fall, duhet të pastrohen duart se ato janë të papastërta.

Njëashtu Allahu (azzevexhel) thotë: “Vërtetë idhujtarët janë të papastër”, dhe nga kjo nuk nënkuptohet se nëse i flet ndonjërit prej tyre për dore, duhet pastruar dorën, ngase papastërtia në këtë ajet, është papastërtia kuptimore.

Gjithashtu, pas ndalimit të alkoolit, muslimanët e derdhën alkoolin që e kishin pasur më herët, nëpër rrugët e Medines, dhe Pejgamberi (salallahu alejhi veselem) nuk urdhëroi që të pastrohet dhe të hudhet ujë mbi rrugë.

Kështuqë, përfundimisht themi se mendimi në të cilin anojmë se mendojmë që është më i saktë, është mendimi i dijetarëve të cilët thonë se papastërtia e alkoolit është kuptimore, dhe nëse ai bjen në trup apo tesha, lejohet namazi në atë gjendje, duke mos pasur nevojë pastrimin e tyre.

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

14.11.2011

Go to top