JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Eselamu alejkum. Kam 3 pyetje. 1. A lejohet te vendohet parfum i cili permban alkool, a eshte haram dhe a mundesh me u fal me kete parfum? 2. Nese kemi harruar te marrim gusel por jemi pastru a llogaritet ky pastrim? 3. A lejohet femra me menstruacione me marre abdes dhe me lexu Kur’an apo dua nga librat fetar? All-llahu ju shperblefte me Xhennet.

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari: Parfumi i cili përmban alkool, është i pastër dhe lejohet falja e namazit me teshat që janë me të. Lexo: A lejohet përdorimi i parfumeve që përmbajnë alkool?

Së dyti: Nëse njeriu lahet dhe pastrohet, por nuk e bën nijet për gusël, gusli i tij nuk pranohet. Ngase gusli është ibadet, dhe para tij patjetër duhet të bëhet nijet. E nëse njeriu lahet për shkak të pluhurit, apo djersëve, apo ndonjë arsye tjetër, duke harruar se ka qenë i papastër (xhunub), dhe nuk bën nijet për gusël, ai duhet të lahet edhe njëherë me nijet të guslit.

Së treti: Lejohet femra me menstruacione të lexojë Kur’an, libra fetarë apo të bëjë dhikër.

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

30.11.2011

Go to top