JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu hoxhe i nderuar. Se pari lus Allahun subhanehu we teala qe te ju shperblej per punen tuaj. Pyetja ime eshte: A lejohet boksi ne Islam? Allahu subhanehu we teala u shperblefte. Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Çdo gjë e cila është në dëm të njeriut, është e ndaluar në Islam. Dhe boksi (rrahja ndërmjet njerëzve - si sport, edhepse nuk meriton të quhet sport), me të gjitha dëmet dhe pasojat që sjell mbi njeriun, është i ndaluar në Islam. Duke u bazuar në rregullin e fikhut i cili thotë: “Dëmi duhet të largohet“. Si duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), i cili nuk lejon në asnjë mënyrë, t’i mëshohet njeriut në fytyrë. (El-Fet’h 5/215)

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

08.12.2011

Go to top