JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Esselam alejkum. Ju si dhe nje grup se bashku me juve keni filluar kohet e fundit aq shume qe te shpjegoni rreth akides, bile bile duke tejkaluar edhe kufijte sa qe te gjithe ne qe kemi menduar se jemi Ehlis-sunneh kishim qene kinse kafira, se ne kemi ndjekur rrugen e Imam Maturidiut ketu ne Ballkan e ata te tjeret Esharij, ju keto dy shkolla te akides jeni duke i bere kafire per disa ceshtje, qe nuk dua te hy ne detaje. Por une kam lexuar nje hadith te cilin e transmeton Imam Ahmedi ne Musnedin e tij rreth clirimit te Kostantinopojes, ku ne e dime mire se cliruesi Muhamed Fatihu ka qene ne medhhebin maturidi. A thua valle Pejgamberi do te kishte lavderuar ndonje kafir? Them se Pejgamberi nuk flet nga hamendja!!

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari: Nuk dij nëse dikush mund t’i kalojë kufijtë e spjegimit të akides, ngase akideja është lëndë prej të cilës nuk duhet njeriu të ndahet asnjëherë. Pejgamberi (salallahualejhiveselem) gjatë gjithë kohës në Mekë, thirri njerëzit në teuhid, e pastaj në Medine vazhdoi me thirrjen në teuhid, duke i thirrur ata edhe në disa obligime tjera të Islamit. Por asnjëherë nuk u ndalua dhe largua nga kjo thirrje, saqë edhe në fund të jetës së tij, prej fjalëve të fundit ishin: Allahu i mallkoftë krishterët dhe jehudët, të cilët i kanë marrë varrezat e pejgamberëve dhe të mirëve të tyre për xhami (vend adhurimi). Kështuqë, davetxhiu nëse flet dhe spjegon akide, nuk mund të fajësohet për këtë, edhe nëse ajo vazhdon me të gjatë gjithë jetës së tij. Dhe sic thotë Shejhul Islam Ibn Temijeh: Çështjet e akides, edhe nëse përsëriten, ato janë dritë mbi dritë.

Së dyti: Nëse keni menduar se jeni Ehli Suneh dhe ne kemi thënë që nuk jeni, atëherë gjërat duhet të kthehen në argumente të Kur’anit dhe Sunetit, për t’u vërtetuar apo mohuar ato. Ndërsa mendimi juaj mbi veten tuaj, nuk mjafton për ju.

Së treti: Nuk është e vërtetë se ne kemi thënë që Esh’aritë dhe Maturiditë janë kafira. Këtë nuk mund ta gjeni në ndonjë shkrim apo ligjeratë tonën, përveç nëse keni keqkuptuar ndonjë fjalë, dhe nuk e keni kuptuar atë që kemi thënë saktë dhe drejtë. Lexo: Kush janë esh’aritë dhe cilat janë bindjet e tyre?

Së katërti: Sa i përket hadithit të cilin e keni përmendur, në të cilin thuhet se: “Do të çlirohet Kostantinopoja, e sa i mirë është udhëheqësi i saj (ushtrisë), dhe sa ushtri e mirë është ajo ushtri“. (Transmeton Imam Ahmedi) Në lidhje me këtë hadith, dijetarët kanë ndryshuar mendimet e tyre. Disa prej tyre e kanë ngritur në shkallën e hadithit të mirë, e disa e kanë llogaritur këtë hadith të dobët. Prej atyre që e kanë klasifikuar hadithin si të dobët është edhe Shejh Albani (rahimehullah) – Daiful Xhami‘ 4655.

Së pesti: Edhe nëse themi se hadithi i lartpërmendur është i vërtetë, nuk mund të themi se hadithi flet për Sulltan Fatihun, ngase Kostantinopoja do të çlirohet afër Kijametit, do të çlirohet prej bijëve të Is’hakut dhe do të çlirohet me tekbire. (Transmeton Muslimi) E që sot ajo nuk është e çliruar dhe është prej shteteve laike të cilat gjykojnë me ligje të kufrit.

Thotë Shejh Ahmed Shakir: Çlirimi i Kostantinopojës me të cilin jemi përgëzuar në hadith, do të jetë në një të ardhme të afërt apo të largët, të cilën e di Allahu, dhe ky do të jetë çlirimi i vërtetë ku do të kthehen muslimanët në fenë e tyre, të cilës ia kanë kthyer shpinën. Ndërsa çlirimi i turqve i cili ka qenë para shekullit tonë, ka qenë vetëm një fillim i çlirimit të madh, dhe pastaj ai ka dalur prej duarve të muslimanëve prej atij momenti kur shteti e ka shpallur veten si shtet joislam dhe shtet laik jofetar, dhe ka bërë marrëveshje me jomuslimanët – armiqët e Islamit, dhe e ka gjykuar popullin e tij me ligje idhujtare mosbesimtare. E do të kthehet çlirimi i Islamit në të inshAllah, ashtu siç ka lajmëruar Pejgamberi (salallahualejhiveselem).

Së gjashti: Sa i përket Sulltan Muhamed Fatihut, për të cilin nuk mund të flasim gjërësisht në një përgjigje kaq të shkurtë, megjithatë mund të themi dy tri fjalë për të kuptuar nëse atë e ka lavdëruar Pejgamberi (salallahualejhiveselem) apo jo, dhe edhe nëse e ka lavdëruar, a nënkupton kjo lavdërimin e bindjeve të gabuara dhe të devjiuara esh’arite.

Sulltan Fatihu është ai i cili pas çlirimit të Kostantinopojës, në vitin 857h e ndërtoi varrin e sahabiut Ebu Ejub El-Ensarij, mbi të cilin ngriti tyrbe dhe i vëndoi asaj kube. (Ed-Deuleh Uthmanijeh Deuleh Islamijeh muftera alejha 1/64) A thua për çfarë qëllimi janë ndërtuar tyrbet e asaj kohe, në ato vende dhe në vendet tona, përveçse për t’i ngritur dhe madhëruar të vdekurit dhe për t’i bërë shirk Allahut. A thua vallë, edhe këtë e ka lavdëruar Pejgamberi (salallahualejhiveselem)? I cili ka thënë: “Mos le asnjë bust pa e rrënuar atë, dhe mos le asnjë varr të ngritur pa e rrafshuar atë“. (Transmeton Muslimi)

Sulltan Fatihu është ai i cili ka ndryshuar ligje të Sheriatit Islam, dhe i ka vendosur në vend të tyre disa ligje tjera të njerëzve nga logjika e tyre. Si ligjin e dhëmbit për dhëmb, dhe syrit për sy, dhe në vend të dënimit të Sheriatit ndaj këtij dëmi, vëndoj dënim të caktuar me një sasi të hollash. (Fet’hul Kostantinijeh ve Muhamed Fatih 177) Dhe këtë rrugë të tij pastaj e vazhdoi Sulltan Sulejman Kanuni, i cili gjithashtu e ndërtoi varrin e Ebu Hanifes dhe vëndoi kube mbi të. Dhe e mori pseudonimin Kanuni, ngase ishte prej të parëve që vendosi ligjet evropiane në mesin e muslimanëve. (Vakiunel Muasir 160) A thua edhe ndërrimin e ligjeve të Islamit, dhe zëvendësimin e tyre me ligje të njerëzve dhe ligje të kufrit, e ka lavdëruar Pejgamberi (salallahualejhiveselem)?

Dhe gjëra të tjera, të cilat nuk premton koha përmendjen e tyre. Kështuqë, nuk mund të themi se atë e ka lavdëruar Pejgamberi (salallahualejhiveselem), dhe se bindjet të cilat i ka pasur ai duhet t’i pasojnë njerëzit pas tij.

Thotë Pejgmaberi (salallahualejhiveselem): “Ua kam lënë juve një gjë, që nëse kapeni për të, nuk do të devijoni asnjëherë: Librin e Allahut“. (Transmeton Muslimi) Ndërsa në transmetimin e Hakimit thotë: “Librin e Allahut dhe Sunetin tim“. (Sahihul Xhami‘ 2937)

Lusim Allahun (azzevexhel) që t’i drejtojë në rrugë të drejtë ata të cilët kanë rrëshqitur prej besimit të pastër të Ehli Sunetit dhe kanë devijuar rrugën e tyre, duke menduar se janë në pasimin e hakut dhe të argumenteve të Sheriatit. Si dhe t’ua mundëson atyre kuptimin e vërtetë të argumenteve dhe t’i largon prej dyshimeve dhe bindjeve të kota dhe të gabuara të tyre. Amin

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

14.12.2011

Go to top