JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Pse ne ditet e sodit po mbulohen femrat muslimane, edhe sa i perket kesaj mbulesa fetare neper shkolla eshte e ndalushme dhe une mendoj se nuk ka ligj ose rregullore per kete, cila eshte arsyeja e kesaj nese ne shqiptaret mundohemi te hyjm ne evrop me femra te zhveshura a mendoni edhe ju se eshte nje gabim i madh kur shtetet e evropes mundohen qe ti mbulojn femrat e tyre dhe a mendoni se disa femra mbulohen vetem per para? Kerkoj falje nese kjo pyetje eshte ofenduese per ju.

 

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Si në ditët e sodit ashtu edhe më herët, motrat muslimane janë mbuluar se kështu kanë qenë të urdhëruara prej Allahut, dhe me këtë ato e kanë zbatuar fjalën e Allahut ku thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues”. (Ahzab – 59)

Ndërsa sa i përket ndalimit të mbulesës nëpër shkolla, padyshim se kjo është një luftë kundër Islamit e cila zhvillohet nëpër shumë vende, duke u munduar që të çrrënjosin moralin dhe nderin e motrave muslimane, e duke harruar se Allahu (azzevexhel) thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e Allahu nuk do tjetër pos ta përsosë dritën e Tij, edhepse e urrejnë këtë jobesimtarët”. (Teubeh – 32)

Dhe pa marrë parasyshë se ka apo nuk ka rregullore e cila ndalon mbulesën islame nëpër vende të caktuara, ligji dhe rregullorja e tillë nuk hyn në konsideratë fare, ngase çdo ligj i cili nuk është i bazuar në Kur’an dhe Sunet është i kotë dhe i pavlerë.

E sa i përket zhveshjes dhe lakuriqësisë së femrave shqiptare, kjo nuk tregon gjë tjetër prëveç mentalitetit të dobët dhe ndjenjave të pakontrolluara të atyre të cilat pasojnë verbërisht epshet dhe djallin. Njëkohësisht ato vërtetojnë fjalën e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) i cili thotë: “Do t’i pasoni rrugët e atyre që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, hap pas hapi, dhe sikur të hynin ata në birën e hardhucës, do të mundoheshit të hyni edhe ju. Thanë: O i Dërguar i Allahut: A krishterët dhe jehudët? Tha: Kënd tjetër? (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Ndërsa, a mendoj se disa femra mbulohen vetëm për para? Jo, nuk mendoj asnjëherë. Ngase sot nuk ekzistojnë njerëz që japin para për t’i mbuluar femrat, por përkundrazi ekzistojnë të tillë të cilët japin pasuri dhe kontribut të madh, për të prishur moralin e rinisë islame dhe për të dobësuar muslimanët. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë, dhe ajo do të bëhet dëshprim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të tubohen në Xhehenem”. (Enfal – 36)

Gjithashtu, edhe sikur të kishte të tillë të cilët japin para për t’u mbuluar femrat muslimane, muslimanja është e vetëdijshme se adhurimet nuk bëhen për shkaqe të kësaj bote, por ato i kushtohen plotësisht Allahut (azzevexhel) dhe se gjërat që janë me interes apo me dhunë, nuk janë afatgjate.

 

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Go to top