JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: A mund te jap para per sadaka ne emer te babait tim te vdekur? A i shkon sevapi atij?

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lejohet dhënia e sadakasë (lëmoshës) për babain e vdekur, dhe shpërblimi i arrin atij me lejen e Allahut.

Transmetohet nga Aisheja (radijallahuanha) se: Një grua erdhi te Pejgamberi (salallahualejhiveselem) dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, nëna ime ka vdekur pa lënë testament. Dhe mendoj se sikur të kishte folur (të kishte lënë testament), do kishte porositur të japim për të sadaka. A ka ajo shpërblim, nëse jap unë për të sadaka? Tha: Po.“ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Dhe për lejimin e dhënies së sadakasë për të vdekurin, Imam Neveviu ka përmendur Ixhma‘ (pajtim dhe koncensus të të gjithë dijetarëve).

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

20.03.2012

Go to top