JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Selam alejkum. Nese i ke 5000 euro, a duhet me dhene zekat per keto vetem njehere, apo per cdo vjet nese te rrine per dy tre vjet a me shume keto pare?

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse njeriu posedon pasuri në vlerë prej tetëdhjetë e pesë gram ari, dhe i qëndron ajo pasuri një vit pa e shfrytëzuar atë fare, atëherë duhet të jep zekat për të 2.5%. E nëse ajo pasuri mbetet edhe disa vite të tjera e tillë dhe e pashfrytëzuar, duhet që për çdo vit të jepet  2.5% të asaj pasurie.

Thotë Imam Ibn Hazmi: Janë pajtuar të gjithë (dijetarët), se zekati përsëritet për çdo pasuri dhe përsëritet për çdo vit, përveç të mbjellurave dhe frutave, për të cilat janë pajtuar se jepet (zekat) vetëm një herë. (El-Ixhma’ 38)

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

23.03.2012

Go to top