JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Selamunalejkum hoxhe i nderuar. Jam nje moter 22 vjeqare, fali namaz qe 4 vite, dhe jam e martuar me nje djale qe nuk eshte falur por qe 1 vit si jemi martuar ka filluar te falet, por nuk me lejon te mbulohem dhe me thote se nuk deshirojne prinderit, na nxjerrin prej shtepie.. Cka me keshilloni, se kam frike mos te me zen vdekja pa mbulese? Selamunalejkum, Allahu ju meshirofte.

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari: Duhet të ketë parasyshë çdo motër muslimane (dhe çdo vëlla musliman) se martesa me një njeri që nuk falet, është e ndaluar. Lexo: A lejohet martesa me një vajzë që nuk falet?

Së dyti: Elhamdulilah që burri juaj ka filluar të falet, dhe kjo është një shenjë e mirë për të, e cila tregon se ai ka filluar t’i kthehet praktikimit të Islamit dhe zbatimit të urdhërave të Allahut. Dhe Ai që e ka obliguar atë që ta falë namazin, është Ai që e ka obliguar muslimanen të vëndojë mbulesën. Dhe muslimani nuk guxon të bëjë zgjedhje ndërmjet urdhërave të Allahut, dhe të praktikojë e të anashkalojë çfarë ai të dëshirojë.

Së treti: Urdhëri i Allahut ka përparësi para çdo urdhëri të dikujt tjetër, dhe urdhëri i bashkëshortit, apo babait, apo dikujt tjetër, nuk merret parasyshë nëse kundërshtohet me urdhërin e Allahut. Andaj prej teje kërkohet që të mbulohesh dhe të zbatosh urdhërin e Zotit tënd, duke e lutur Allahun që të të lehtësojë këtë hap të rëndësishëm, dhe t’i bën të kënaqur me këtë familjarët tu. Mbulohu për hirë të Allahut dhe mbështetju Allahut. Lexo: Dua të mbulohem por nuk më lejojnë prindërit..

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

03.04.2012

Go to top