JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Selamualejkum. Hoxhe e kam nje pyetje: Si eshte puna me arin per te meshkujt? Kam degju se ari i verdhe eshte haram per meshkujt, por dua te di me saktesisht, se a eshte haram ari per meshkujt? Se une kam degju se ari i bardhe lejohet. Dua te di a eshte e vertete? Selamualejkum

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari: Nuk ka dyshim se ari i verdhë është i ndaluar për burrat e këtij umeti. Dhe për këtë ka argumente të mjaftueshme dhe nuk ka mospajtime në mesin e dijetarëve.

Së dyti: Ari në esencë është i verdhë dhe nuk ekziston ari i bardhë. Por, ka mundësi që të jetë ai Platin (mineral i çmuar), të cilin njerëzit e quajnë ari i bardhë, për shkak të bukurisë dhe vlerës së tij. Ose ka mundësi të jetë ari i verdhë dhe origjinal, por i shëndërruar në ngjyrë të bardhë, për shkak të përzierjes së tij me Paladium.

Së treti: Ari i bardhë, nëse është prej Platinit, atëherë ai është i lejuar. Dhe përderisa ai nuk është ari fare, nuk mund edhe të bëhet haram, edhe nëse njerëzit e quajnë si të tillë.

Së katërti: Ari i bardhë, nëse është në realitet i verdhë, por i shëndërruar në ngjyrë të bardhë, për shkak të perzierjes së tij me minerale tjera, atëherë ai është i ndaluar, ngase ai në të vërtetë është ari i vërtetë, vetëmse e ka ndryshuar emrin për shkak të ndryshimit të ngjyrës së tij, dhe kjo nuk e bën atë të lejuar.

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

22.06.2012

Go to top