JSN Epic - шаблон joomla Авто

Pyetje: Selamu alejkum Hoxhe i nderuar. Prej ciles moshe eshte obligim agjerimi? Allahu ju shperblefte. Selamu alejkum

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

 

Agjërimi është i obliguar prej kur të hyn njeriu në moshë madhore. Ndërsa shenjat që tregojnë arritjen e kësaj moshe janë:

1-Ejakulimi (qoftë zgjuar apo në gjum),

2-Dalja e qimeve rreth organit gjenital,

3-Arritja e moshës pesëmbëdhjetë vjeçare, dhe

4-Ardhja e menstruacioneve (tek femrat).

 

Ndërsa para kësaj moshe nuk është i obliguar agjërimi, edhepse është më mirë që të fillohet më herët, si parapërgatitje për kohën që në të ky adhurim është obligim.

  

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami
20.09.2010

Go to top