JSN Epic - шаблон joomla Авто

Shikojmë ne gjendjen sot,
çka adhurohet përveç një Zot,
sa njerëz Zot e kanë dynjanë,
sa adhurojnë epshet e paranë.

 

Për ta është me rëndësi,
të jetojnë të lirë e pa kufi,
thonë të jetojmë si duam ne,
s’është më koha të merrem me fe.

 

Sikur do të jetojnë gjithmonë,
sikur fundi s’ekziston,
sikur veprat s’do të peshohen,
e padrejtësitë do të harrohen.

 

Harruan fe harruan Din,
harruan Atë që krijoi njerëzinë,
krejt çka patën anash lanë.
pas kësaj bote ata u dhanë.

 

Tash kjo botë i ka marrë përpara,
për punë të liga po bëjnë gara,
se zemrat tash më janë bërë gurë,
mendojnë se s’do të vdesin kurrë.

 

Për këtë jetë kaq të shkurtë,
Ahiretin dojnë me humbë,
për këto kënaqësi kalimtare,
humbin kënaqësitë e pa fund.

 

Ndalu vëlla puno me mend,
kujto Allahun në çdo moment,
i hutuar mos u end,
se të len vdekja pa koment.

 

Hoxhë Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top