JSN Epic - шаблон joomla Авто

Kujto ditën kur bota shkatërrohet,

kujto ditën kur hëna errësohet,

kujto ditën kur dielli mbështjellet,

kujto ditën kur yjet shkapërderdhen.


Kujto ditën kur kodrat fluturojnë,

kujto ditën kur detet do të vlojnë,

kujto ditën kur toka do të pëlcet,

do t’i bindet urdhërit të Zotit të vetë.

Kujto ditën kur asgjë s’ke për të fshehur,

kujto ditën kur njerëzit duken të dehur,

kujto kur ata s’janë dehur s’kanë pirë,

por dënimi i Allahut është i vështirë.

Kujto ditën kur shkatërrohen kënaqësitë,

kujto ditën kur harrohen lakmitë,

kujto ditën kur dëfrimet s’të bijnë në mend,

kujto atë ditë vetes ku do t’i bësh vend.

Kujto ditën kur prindit yt s’të njeh ty,

kujto ditën kur gjithkush thotë nefsi,

kujto ditën kur diellin ke mbi kry,

kujto kur Xhehenemin do ta shohësh me sy.

Hoxhë Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top