JSN Epic - шаблон joomla Авто

Sa keq mes veti jemi copëtuar,

kështu të gjithë të shpartalluar,

fitnet e dunjasë na kanë përçarë,

edhe “vëllezër” edhe të ndarë.


Kjo s’është ardhmëria e umetit,

s’është ky Suneti i Muhamedit,

kështu Islami nuk na mësoi,

por interesi na dobësoi.

Mbetëm kështu të gjithë të lodhur,

para të tjerëve sikur të mposhtur,

dhe ende gabimet s’po i vërejmë,

kur njëri tjetrin po e urrejmë.

Kështu ardhmëri nuk mund të pritet,

për përmirësime duhet të flitet,

duhet t’ia shtrijmë dorën vëllaut,

dhe të kërkojmë falje prej Allahut.

Vëllaun tonë duhet ta njohim,

realitetin duhet ta shohim,

vëllaut tonë duhet t’i flasim,

armikun tonë mos ta kënaqim.

Hoxhë Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top