JSN Epic - шаблон joomla Авто

Nuk të ka faj ty Edi rama, e as Hashim Thaçi,

s'të ka faj ty Ali Ahmeti, e as Menduh Thaçi,

s'të kanë faj ty ata, që vetë i voton,

faji është tek ti, por ende s'e kupton.


Nuk të ka faj ty askush, që ti e rrezikon imanin,

e përkrah Demokracinë, e kundërshton Islamin,

nuk të ka faj ty askush, që namazin nuk e falë,

e as që e lakuriqësuar, me qejf në rrugë ke dalë.

Nuk të kanë faj ata, që e kundërshtojnë këtë fe,

nëse ti vetë musliman/e, i/e përkushtuar nuk je,

nëse ti Islamin e praktikon, vetëm nëpër festa,

nuk të bën asgjë dobi, kot del në protesta.

Ti së pari veten tënde, duhet ta përmirësosh,

obligimet dhe ligjet islame, duhet t'i zbatosh,

e kur ti për Islamin, të kapesh me dhëmballë,

që të ndalë nga kjo rrugë, s'ka njeri të gjallë.

Hoxhë Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top