JSN Epic - шаблон joomla Авто

Në kohën e përparimit, shekulli i civilizimit,

njerëzit s’pranojnë argumentin, s’shfrytëzojnë fare intelektin,

zemërgurë ata po ngelin, urdhërin e Zotit e shkelin,

kufrin në zemër e mbjellin, adhurojnë lopën e adhurojnë diellin.


E disa pak më të civilizuar, edhe më shumë të devijuar,

s’besojnë Atë që i mbikqyrë, por ata besojnë në natyrë,

e jetojnë jetën pa planprogram, kurrfarë qëllimi në jetë nuk kanë,

vetëm flej, ha dhe pi, këtij kështu a i thuhet njeri?!

Çka e dallon njeriun nga gjallesat tjera, kur atij i humbet vlera,

kur ai s’kupton të vërtetë, dallimi është vetëm se ky flet,

kur ai logjikën nuk e shfrytëzon, shpalljen nga Zoti nuk e pranon,

dhe çdo gjë që e rrethon, për të asgjë nuk nënkupton.

Nuk ndalet njëherë në mesnatë, të shikojë ai qiellin lartë,

të sheh gjithë atë harmoni, kush e krijoi a e di?!

Pastaj të ndalet të shikon në vetëvete, dhe aty ka plot argumente,

të analizon dhe studion, kupton që një Zot ekziston.

Vërtetë kjo rrugë është e palogjikshme, dhe çdo gjë në të e padobishme,

duhet njëherë e përgjithmonë, një gjë ai që ta kupton,

se feja s’është prapambeturi, se feja s’është ngarkesë për ty,

por e vetmja rehati, që në jetë të jep lumturi.

Hoxhë Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top