JSN Epic - шаблон joomla Авто

Në kohën kur shumë vende digjen flakë,

kur bota islame posedon shumë plagë,

kur çdo ditë derdhet sikur uji gjaku,

kur masakrohet fëmiu, e torturohet plaku.

 

Kur umeti nuk gjen rehati dot,

duke derdhur gjak e duke derdhur lot,

a thua ku është rinia jonë sot,

ku e humbin kohën ku e kalojnë kot?!

Shumë prej të rinjëve tanë të hutuar,

harrojnë gjithë plagët që i kanë rrethuar,

harrojnë sëmundjet që i kanë kapluar,

pas një loje futbolli shumë të dashuruar.

Kalon nëpër rrugë e kalon nëpër kafe,

dëgjon muhabete e dëgjon shumë llafe,

në dert të madh është rini e jona,

do fitoj Reali apo Barcelona?!

Kalojnë 90 min. duke e shikuar,

edhe 90 të tjera duke diskutuar,

e pastaj vijnë dhe shumë loja tjera,

kështu kalon rinia jonë e mjera.

Në të njëjtën kohë ju ikin namazet,

ju ikin sunetet besa edhe farzet,

ju kalon dita pa asnjë faqe të Kur'anit,

duke qëndruar me orë pranë ekranit.

Thuaj vëlla vetes mjaft më u bë boll,

nuk kam nevojë fare të shikoj futboll,

kushdo që fiton, unë asgjë s'fitoj,

kam gjëra më me vlerë që duhet t'i veproj.

Hoxhë Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top