JSN Epic - шаблон joomla Авто

Nikabi që luftohet shumë në këto ditë,

dije se nuk është thjeshtë një traditë,

e as që është ai një leckë në fytyrë,

por është ibadet ndaj Allahut detyrë.

 Në kohën që zhveshja kalon çdo kufi,

kur janë mbushur rrugët me lakuriqësi,

nikabi është nderë dhe mbrojtje për ty,

është pasim i Sunetit edhe krenari.


Se ti je krenare vetëm me Islam, 

veprimet tua mbështeti në Kur'an,

se akuzat e tjerëve fare nuk kanë vlerë,

ato janë të kota si gjethet në erë.


Ruaje bukurinë, gjithkund mos e shfaq,

sytë e epsharakëve ti mos i kënaq,

se bukuria jote nuk është për çdo sy,

por veç për ata që Islami t'i lejoi ty.


Mbulohu oj motër dhe fare mos ki frikë,

se caktimit të Allahut asgjë s'mund t'i ikë,

mbulohu dhe shpreso tek Allahu shpërblim,

në ditën pas të cilës mbrapa nuk ka kthim. 


Hoxhë Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top