JSN Epic - шаблон joomla Авто

Atë do ta shijojë çdo njeri që lind,

atë që e le fëmiun pa prind,

ajo që e le prindin pa fëmijë,

ajo do të na ndajë mua dhe ty.

 

Ajo i ndanë njerëzit që shumë duhen,

ajo i merr edhe ata që i ruhen,

ajo që të gjithë po ikin prej saj,

ajo të merr me faj e pa faj.

 

Ajo nuk të thotë pritëm se po vi,

ajo çdoherë të vjen në befasi,

ajo që të gjen pa u pergatitë,

ajo ndalë frymën dhe t'i mbyll sytë.

 

Atë nuk ka njeri që s'e beson,

atë s'ka gjallesë që s'e përjeton,

atë që pak kush sot po e kujton,

është e hidhur ajo kënaqësitë i shkatërron.

 

Atë që forca prap nuk mund ta kthen,

për të paraja fare nuk vlen,

në të jo askush s'mund të ndërmjetëson,

ajo s'vjen para kohe as nuk vonon.

 

Ajo prishë planet që planifikon,

ajo këputë shpresat që ti ëndërron,

ajo që prej saj s'mund t'ikësh askund,

ajo çdo gjëje të kësaj bote i jep fund.

 

Hoxhë Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top