JSN Epic - шаблон joomla Авто

Nuk është dashuri ajo që të rinjëve u servohet,

ku një mashkull e një femër bukur fotografohet,

e pastaj nëpër Facebook ajo reklamohet,

për t'iu treguar tjerëve se kështu jetohet!

 

Dashuria fallco është thjeshtë një shfrenim,

prishje e moralit të rinisë dhe degjenerim,

dashuri e rrejshme që mashtron rininë sot,

e cila përfundon në tradhëti, në vaj e në lot.

 

Dashuria e sinqertë ajo është e vërtetë,

që nuk pranon tradhëti asnjëherë në jetë,

ajo është e pastër që nuk e mbulon harami,

është dashuri e vërtetë që ta mëson Islami.

 

Dashuria e vërtetë për reklamë s'ka nevojë,

atë zemrat e lexojnë hiç pa e thënë me gojë,

është ajo që njëherë mbjellet thellë në zemër,

dhe nuk pranon më kurrë asnjë tjetër emër.

 

Hoxhë Omer Bajrami

Go to top