JSN Epic - шаблон joomla Авто

I shkruaj vargjet me sy të përlotur,

thellë në zemër shumë i brengosur,
në mendime të shumta i fundosur,
për vëllezërit e mi sot të burgosur.

 

Për vëllezërit e mi muslimanë,
kudo që janë sot anembanë,
që çdo lakmi prapa kanë lënë,
nuk shohin më as diell as hënë.

Qëndrojnë të heshtur e të vetmuar,
brenda katër mureve të rrethuar,
eh sa e gjatë është brenda një ditë,
larg nga nëna, gruaja e nga fëmitë.

Larg nga shumë vëllezër të imanit,
larg nga xhamitë edhe larg ezanit,
larg nga çdo gjë që kanë dëshirë,
kalojnë një jetë shumë të vështirë.

E lus Allahun që t'u ndihmojë,
gjendjen atyre t'ua lehtësojë,
lirimin atyre t'ua mundësojë,
e zemrat e tyre të i gëzojë.

Hoxhë Omer Bajrami

Go to top