JSN Epic - шаблон joomla Авто

Më duhet shkurt dhe qartë t'i them disa fjalë,
a thua në të vërtetë kush është Alltan djalë?!

Alltan djalë është ai i ri që e praktikon Islamin,
që mundohet ta ruaj nderin dhe imanin.

Alltan djalë është ai i ri që e pason Sunetin,
në kohën kur fitnet e kanë mbuluar umetin.

Alltan djalë është ai që në rininë e tij,
zemrën ngusht e ka të lidhur për xhami.

Alltan djalë është ai që Allahun e ka frikë,
që merret me Kur'an e jo me muzikë.

Alltan djalë është ai që Islamin e ka dert,
jo ai që me muzikë e femra mban koncert.

Alltan djalë është ai që është i udhëzuar,
që epshet dhe dunjanë i ka shkurorëzuar.

Hoxhë Omer Bajrami

Go to top