JSN Epic - шаблон joomla Авто

Para Islamit gjithë popujt e tokës e ulnin dhe e zhvlerësonin femrën, saqë më së shumti nga ajo që kishin arritur ata ishte gjykimi i tyre perfundimtar: Pranimi dhe miratimi i femrës si qenie njerëzore, e qe nuk mund të diskutohej vlera, nderimi dhe barazia e saj me mashkullin ne të drejta dhe obligime. Ajo tek disa popuj konsiderohej vetëm si mjet zbavitje dhe shfrenimi dhe këtë mund ta kuptojmë më mirë tek fjalët e Dimostinit, i cili tha: "Ne i marrim laviret për kënaqësi dhe marrim të dashurat për përkujdesjen shëndetit tonë dhe i marrim gratë që të kemi femijë të ligjshëm".

 

Tek romakët kishte të drejtë prindi apo burri ta shesë atë për kënd të dojë. Ndërsa tek arabet kishte të drejtë i biri i burrit të saj ta trashëgojë atë ashtu siç i trashëgon gjitha gjërat tjera nga prindi i tij. E shpetimi më i madh i saj ishte nëse ajo nuk varrosej për së gjalli. Kështu njejtë trajtohej edhe tek persianet, indianet dhe popujt e tjerë. 
Deri në këtë kohë askush nuk mendoi për ndonjë kthese rrenjësore në këtë drejtim, e as që ndërmori dikush gjë për të drejtat e saja. Deri kur?
Deri kur erdhi Islami, i cili njohu barazinë e saj me mashkullin dhe ia dha të drejtat e saja të plota, që ta shpëtojë nga ky trajtim i tmerrshëm dhe i turpshëm, dhe ta ngritë atë në vendin e saj të duhur dhe meritues.
Si e ndryshoi Islami këtë gjendje dhe çfarë të drejta dhe barazime i dha asaj?

 

-Barazia në zanafillë të njerëzimit:
Erdhi vendimi islam dhe në formë të prerë sqaroi prejardhjen dhe origjinen e llojit njerëzor dhe atë ne shumë ajete, si: "O ju njerëz, kinie frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra." [En-Nisa, 1]
Si dhe në ajetin tjeter ku thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "O ju njerëz, vërtetë Ne u krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndërmjet vete, e ska dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqiat), e All-llahu është shumë i dijshem dhe hollesisht i njohur për çdo gjë."

 

-Barazia në përfundim dhe gjykim (llogaritje):
Ashtu siç erdhi vendimi për krijimin e llojit njerëzor në fillim, ashtu do të jetë edhe perfundimi i tyre, qofshin ata meshkuj apo femra, të gjithë do të gjejnë shperblimin apo ndeshkimin e tyre, varesisht nga puna që kanë punuar në dunja. 
Siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo qe ka punuar. Dhe se mundi i tij më vonë (Diten e Gjykimit) do të shihet. Pastaj, ai shperblehet me shperblimin më të plotë. Dhe se kthimi i fundit do të jetë të Zoti yt."
Apo siç thotë: "Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humbi mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër."
Si dhe në ajetin: " Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull apo femër duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u behet fare padrejtesi."

 

-Barazia në të drejta dhe obligime fetare:
All-llahu [subhanehu ve teala] dërgoi pejgamberë dhe zbriti libra drejtuar njerëzimit, drejtuar meshkujve dhe femrave pa kurrfar dallimi. Dhe personaliteti femëror krahas me atë mashkullor është i njejtë në urdhërat dhe ndalesat e Islamit. Dhe nga ajo kërkohet që të besojë në All-llahun Një, në librat dhe pejgamberët e Tij, dhe gjithashtu të ketë kujdes dhe mos të afrohet në prostitucion, alkool, etj. Ajo ka përgjegjësi të plotë në të gjitha këto, sikurse mashkulli.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendeset e All-llahut, All-llahu ka pergatitur falje (mekatësh) e shpërblim të madh."
Si dhe ajeti: "Atyre që mohuan (pabesimtarët), Allahu ju sjell shëmbull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurore të dy robërve të mirë nga roberit Tanë, por ato të dyja i tradhtuan (ne fe) ato të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë fare tek Allahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni të dyjat në zjarrë së bashku me ata që hyjnë". E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e Faraonit, kur ajo tha: "Zoti im, më bë një vend pranë meshirës Sate në xhennet dhe me shpeto prej Faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor! Edhe Merjemen bijen e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës Sonë i frymezuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme."

 

-Barazia para drejtësise dhe gjykatës:
Femra gjithashtu ka edhe mborjtjen e shtetin dhe ka të drejtë të paraqet në gjyq nëse i behet shtypje a dhunë.
Thote All-llahu [subhanehu ve teala]: "O ju që besuat, vazhdimisht të jeni deshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër vetvetës suaj, kunder prindërve ose kurndër të afërmëve, le të jetë ai pasanik ose varfnjak, se All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtesise."
Dhe shumë prej grave, të cilat shkonin të Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe ankoheshin për padrejtësitë qe u bëheshin nga të afërmit e tyre, apo nga dikush tjeter, e ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ndihmonte dhe largonte padrejtesine prej tyre. Siç është rasti me atë të cilën e ndaloi vëllau i saj të martohet me atë që ajo dëshironte, dhe ajo shkoi dhe iu ankua Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], pastaj zbriti ajeti: "Nëse pelqejne mes vete ashtu si kerkojnë rregullat, mos i pengoni qe te martohen per burrat e tyre".
Poashtu edhe rasti i asaj, të cilën deshti ta martoi babai i saj, per atë që ajo nuk dëshironte, e pastaj ajo iu ankua Resulull-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ai ia dha të drejtën që të zgjedhe ajo vet, e ajo tha: "Une pranoj ate që ka dashur babai im, por deshta t'ua bëj me dije grave të tjera,s e nuk ka prindi në këtë çështje të drejtë."

 

-Barazia në rrethin familjar:
Paraqet Islami barazinë ndërmjet të drejtave dhe obligimeve ndaj gruas në rrethin familjar, ku thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi." 
Gjithashtu Islami paraqet të drejtën e saj në konsultimin familjar, në lidhje me çështjet e familjes dhe femijëve, siç thotë Allahu [subhanehu ve teala] në lidhje me ndërprerjën e gjidhënies së fëmiut: "E nëse pas një konsultimi dhe pelqimi (prinderit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (me heret) e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ta."
Kështu pra Islami e ngriti femren dhe ia dha vlerën dhe të drejtën që i takon dhe e meriton.

 

Përktheu: Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top