JSN Epic - шаблон joomla Авто

Vëllezër të nderuar, kontradikat e çuditshme janë të shumta në këtë kohë. Për shumicën e tyre jemi dëshmitarë të gjithë. Kontradikta, të cilave vështirë mund të ju gjendet kuptimi dhe arsyetimi. Megjithatë, gjërat e tilla ekzistojnë në mesin e muslimanëve të kësaj kohe. Prej kontradiktave të çuditshme, është edhe:

 

Dhënia përparësi diturisë që është farz kifajeh para diturisë  është farz ajn.

 

Çka don të thotë kjo? Dituria ndahet në dy lloje:

1-Farz Ajn: Dituri të cilën obligohet ta dijë çdo musliman i cili është në moshë madhore dhe mentalisht i shëndoshë. Si: Imani (në formë të përgjithshme), pastërtia, namazi, agjërimi, hallalli, harami, etj.

2-Farz Kifajeh: Dituri të cilën nëse e posedon dikush prej një populli, i gjithë populli lirohet prej mëkatit për mosposedimin e asaj diturie. Si: Studimi i hollësishëm i gjërave të fesë, mësimi i Kur’anit përmendësh, mësimi i haditheve, etj. Gjithashtu dhe: Studimi i shkencave të nevojshme për popullin, pa të cilat i gjithë populli vuan dhe mbetet i mangët.

 

Por për fat të keq, shumica e njerëzve i kanë ngatërruar gjërat, dhe i japin përparësi diturisë e cila nuk është e obliguar për të gjithë, duke e anashkaluar diturinë e cila është obligative për të. Sot vështirë është të gjeshë të rinjë pa shkollë të mesme, e mos të flasim për shkollë tetëvjeçare. Shkollë në të cilën fëmiu pa ndërpre duhet të shkojë tetë vite me rradhë, për të mësuar ca gjëra të kësaj bote. Ndërsa në të njëjtën kohë, vështirë është të gjeshë të rinjë të cilët kanë ndarë kohë, jo për tetë vite, por së paku tetë muaj, për të mësuar fenë e tyre dhe gjërat kryesore të saj. Sa prej të rinjëve sot e njohin gjuhën angleze, ndërsa në të njëjtën kohë nuk dijnë as dy fjalë të gjuhës së Kur’anit? Sa prej tyre janë në gjendje të lexojnë në gjuhë të ndryshme të botës, ndërsa nuk janë në gjendje të dallojnë dy shkronja të Kur’anit? Sa prej tyre janë në gjendje të numërojnë emra të filozofëve, shkencëtarëve, sportistëve dhe artistëve, e nuk janë në gjendje të numërojnë emrat e pejgamberëve, apo dhjetë sahabeve të përgëzuar me Xhenet? Sa prej tyre janë në gjendje të flasin për kopmjuterin dhe programet e ndryshme të tij, për internetin dhe shfrytëzimet e manipulimet e tij, ndërsa në të njëjtën kohë nuk janë në gjendje të flasin dy fjalë për shehadetin dhe kushtet e tij, për teuhidin dhe llojet e tij, për shirkun dhe rrezikun e tij? Sa prej tyre ia kanë bërë vetes obligim mësimin e së paku një ajeti apo një hadithi në ditë? Sa prej tyre e kanë lënë librin e fesë të hapur, për të vazhduar më tutje në leximin e tij? Sa prej tyre mbajnë fletoret me veti, për shënimet e gjërave të dobishme të cilat i dëgjojnë nëpër ligjerata të ndryshme fetare? Sa prej tyre prezentojnë së paku te një hoxhë rregulisht, për të mësuar fenë e tyre? Ndërsa në të njëjtën kohë, shkollat janë të mbushura me nxënës të cilët kërkojnë dituri në të cilën nuk përmendet Islami fare.

 

E kjo vërtetë është një kontradiktë e çuditshme. Në vend se muslimanët t’i japin përparësi mësimit të gjërave kryesore të fesë, për të cilat do të japin llogari para Allahut, ua ndërrojnë gjërave vendin, dhe u japin përparësi lëmive të ndryshme të kësaj bote. Me këtë, nuk themi se lëmitë shkencore nuk janë të dobishme apo të rëndësishme, por themi se mësimi i fesë është më parësor dhe obligativ.

Kontradiktat e çuditshme (2)

 

Shkroi: Hoxhë Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top