JSN Epic - шаблон joomla Авто

Jemi dëshmitar të një kohe në të cilën jetojmë, se është një kohë e fitneve dhe trazirave. Në një kohë, në të cilën njeriu sheh njerëz të çuditshëm, me mentalitet të pakuptueshëm. Në kohën në të cilën kontradiktat e çuditshme janë të mëdha. Prej këtyre kontradiktave, është edhe:

 

Qëndrimi ekstrem në fenë dhe traditën e baballarëve dhe gjyshërve, duke marrur nëpër këmbë fenë dhe traditën e nënave dhe gjysheve.

 

Si? Shumë prej njerëzve janë agresiv dhe ekstrem në disa çështje të caktuara, për të cilat mendojnë se janë çështje kryesore të kësaj feje, dhe për të cilat janë në gjendje të hasmohen me shumë muslimanë, duke thënë se me këtë ne e ruajmë fenë e baballarëve dhe gjyshërve tanë. Duke qëndruar të kapur fort me duar nën kërthizë, apo duke i dhënë mes’h qafës, apo duke kënduar mevlud, apo duke e rruajtur mjekrrën, mendojnë se janë duke ruajtur fenë dhe traditën e baballarëve.

Në të njëjtën kohë, nëse kthehesh nga ana tjetër dhe shikon disa gjëra tjera të cilat kanë qenë në këtë popull, dhe kanë qenë të mira dhe islame, do të shohësh se si ato janë zhdukur dhe janë marrur nëpër këmbë.

 

Ku janë sot odat e burrave të cilat kanë më herët pjesë e shtëpive të këtij populli? Ku është ndarja e burrave dhe grave? Ku është mbulesa e grave të këtij populli? Ku është turpi i cili ka qenë më herët? Ku është besa e cila ka qenë e njohur si cilësi e këtij populli? Ku është feja dhe tradita e baballarëve?

Kthehu dhe shiko gjendjen e mjerueshme të grave muslimane të këtij populli, a thua është sikur gjendja e gjysheve të tyre, te cilat kanë qenë të mbuluara me nikab dhe nuk kanë lejuar të zbulojnë as fytyrën dhe duart e tyre?! Do ta gjeshë atë në gjendje të njëjtë? Do t’i gjeshë këta burra të cilët janë në fenë e baballarëve në këtë gjendje, të cilët e ruajnë fenë dhe traditën që e kanë gjetur?! Apo ndryshimet në mesin e tyre do t’i gjeshë të mëdhaja? Do të shohësh se nëse gjyshja ka qenë me nikab, nëna ndoshta është vetëm me mbulesë. E nëse nëna është me mbulesë, vajza ndoshta është gjysmë apo lakuriq fare, (përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu).

 

Si duket, Islami tradicional është dy lloje: Islami i gjyshërve (i cili nuk guxon të ndryshohet), dhe Islami i gjysheve (i cili lejohet të ndryshohet)!!

Vërtetë kjo është një kontradiktë e çuditshme. Të qëndrosh në Islamin tradicional, duke ruajtur fenë e gjyshërve dhe duke marrur nëpër këmbë fenë e gjysheve.

Kontradiktat e çuditshme (3)

 

Shkroi: Hoxhë Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top