JSN Epic - шаблон joomla Авто

Vëllezër të nderuar, në kohën e mashtrimeve të shumta, lakmive të mëdha pas kësaj bote, dhe përngjasimit e pasimit të jomuslimanëve, njeriu vëren gjëra të çuditshme dhe kontradikta të ndryshme në mesin e muslimanëve.

 

Në këtë kohë, në prag të festës së vitit të ri, shumë njerëzve u qëndron para syve Baba Dimri. Në shumë reklama, paraqitet Baba Dimri. Në shumë dhurata, prezentohet Baba Dimri. Dhe shumë prej muslimanëve të cilët janë kundër mjekrrës dhe mjekrroshave, harrojnë që edhe Baba Dimri është me mjekërr.E duan atë, e lavdërojnë atë, fotografohen me të, bile i mashtrojnë edhe fëmijët me të, ngase sipas tyre mjekrra e Baba Dimrit simbolizon dashuri, dhurata, paqë dhe mirësi.

 

Ndërsa në të kundërtën, e urrejnë mjekrrën e Sunetit, i urrejnë bartësit e saj dhe i kundërshtojnë ata. Ngase sipas tyre mjekrra e të rinjëve të cilët pasojnë Sunetin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) simbilozon ekstremizëm, dhunë, padrejtësi dhe egërsi.Subhanallah. Kontradiktë e çuditshme.

 

Në vend se për muslimanët, mjekrra e Sunetit të simbolizojë mëshirë, dashuri vëllazërore, ndihmë ndaj njëri tjetrit, pasim i denjë i Pejgamberit të Allahut, shenjë e pjesëtarëve të Islamit, ajo konsiderohet ekstremizëm. Ndërsa mjekrra e Baba Dimrit, në vend se të simbolizojë mashtrim, devijim dhe humbje, ajo konsiderohet mirësi dhe paqë.Kështu njerëzit bien në kontradikta të çuditshme, kur lënë pas shpine Kur’anin dhe Sunetin, dhe vrapojnë pas idhujtarëve dhe jomuslimanëve, duke i imituar dhe pasuar ata, dhe duke harruar mirësinë dhe realitetin e Islamit.

Kontradiktat e çuditshme (6)

 

Shkroi: Hoxhë Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top