JSN Epic - шаблон joomla Авто

Disa vajza,kur dalin nga shtëpitë,sikur të jenë gjëra të neveritura,të cilat thërrasin në prishje dhe shkatërrim të moralit.E nëse jo,atëherë si mund të komentohet lakuriqësia e tyre rrugëve,saqë thuajse pak gjë nga trupi i tyre mbetet i pazbuluar.Dhe parfymosja e tyre,e cila i fton të tjerët,në shiqim dhe vështrim ndaj tyre,për të cilat Muhammedi (salallahualejhiveselem) ka thënë:”Çdo femër e cila parfymoset,dhe pastaj kalon nëpër njerëz,që të nuhasin erën e sajë,ajo është lavire”.Pastaj pa turp në bisedat e tyre më të huajt,ndërsa Allahu (subhanehuvete'ala) ka thënë:” Mos u llastoni në të folur,e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij,por thuani fjalë të matura” (Ahzabë-32).

Kjo është përhapja e moralit të prishur,që Allahu (subhanehuvete'ala) thotë:” Ata të cilët dëshirojnë,që te besimtarët të përhapet imoraliteti,ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër.” (En-Nur – 19) Ky dënim është për ata që duan të përhapet imoraliteti,e si do të jetë dënimi i atyre të cilët e përhapin atë?!

Dhe ti do të habitesh,kur do të lexosh fjalën e Allahut (subhanehuvete'ala) për besimtaret ku thotë:” Le të mos kërcasin me këmbët e tyre,për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre“. (En-Nur – 31) E që don të thotë,se muslimanja duhet të ecë e qetë në rrugë,e të mos dëgjohet zëri i këpucëve të sajë,e të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Çudi! Nëse zëri i këpucëve të sajë është i ndaluar,atëherë çka mund të thuhet për atë që flet me orë të tëra me djem të huaj,dhe ngritë zërin e sajë duke qeshur e bërtitur?! Dije mirë se ky është hapi i parë,i cili çon në imoralitet dhe prostitucion,ndërsa Muhammedi (salallahualejhiveselem) e mohoi imanin e atij i cili e bën këtë vepër,duke thënë:”Nuk bën prostitucion njeriu,e duke e bërë këtë,ai të jetë besimtar”. Dhe Allahu (subhanehuvete'ala) ka thënë:” Dhe mos iu afroni zinasë (imoralitetit),sepse vërtetë ajo është vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe”. (El-Isra’-32)

E në një natë prej netëve,Muhammedi (salallahualejhiveselem) pa në një ëndërr,disa nga dënimet e mëkatarëve.Dhe në një pjesë të këtij hadithi thotë:”...dhe erdhëm afër një furre,në të cilën pamë burra dhe gra të zhveshur,të cilëve u hynte zjarri nga organet e tyre,e ata në këtë gjendje vajtonin dhe bërtitnin.(E kur i pa Muhammedi (salallahualejhiveselem) u trishtua nga gjendja e tyre). Meleku i tregoi dhe tha: Këta janë lavirët dhe laviret”.

Dhe ka përmendur Hejtemij,se në Zebur është shkruar: “Zinaqarët,janë të lidhur në zjarr,dhe rrihen me kamxhikë të hekurt,e kur të kërkon ndihmë ndonjëri prej tyre,atëherë u thonë melekët: Ku ishte ky zë vajtues,atëherë kur qesheshe,dhe dëfroheshe,e nuk kishe frikë Allahun,e as që turpëroheshe prej Tij?” Për atë edhe Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë:”O umeti i Muhamedit,vallahi nuk ka kush që xhelozon më shumë se Allahu,kur një rob apo një robëreshë e Tij,bëjnë prostitucion”.

E sa nga kënaqësitë e këtyre sëmundjeve,kanë lënë mbrapa pikëllime të mëdha.E sa duar ngriten natën,dhe sa sy lotojnë,e sa fytyra bien në sexhdeh,duke lutur Allahun kundër njerëzve të kësaj sëmundje.

Shkroi: Dr. Muhamed Arifi
Përktheu: Omer Bajrami

Go to top