JSN Epic - шаблон joomla Авто

Shpeshtohet në kohën e fundit thënia se: Nuk kemi nevojë për dijetarët! Kemi Kur'anin dhe Sunetin! Duke u munduar të paraqitet në njëfar mënyre sikur dijetarët e Islamit janë në një anë, ndërsa Kur'ani dhe Suneti janë nga ana tjetër.

Dijetarët në Islam e kanë pozitën dhe vlerën e tyre të bazuar në shumë argumente. Andaj rrëzimi i tyre nuk është mënyrë e lavdëruar, qofshin edhe në disa mesele të gabuar. Dijetarët e Islamit nuk të shtrembërojnë rrugën e Kur'anit dhe Sunetit, përkundrazi ata të lehtësojnë kuptimin e sajë.

Nga dijetarët përfitohet ajo që është e qëlluar dhe lihet ajo që është e gabuar. Kështu kanë vepruar gjeneratat gjatë gjithë historisë me diturinë e tyre, përveç atyre që i kanë pasuar qorrazi edhe në lëshime, apo atyre të cilat i kanë hedhur krejt sepse kanë rënë në disa gabime. Ashtu siç disa të tepruar i kanë djegur edhe librat e tyre të mëhershme ngase nuk janë pajtuar në disa mendime.

Mesi i gjithë kësaj është që dijetarët mos të shenjtërohen, por edhe në të njëjtën kohë mos të nënçmohen dhe ofendohen. Thotë Hafidh Ibn Asakir: Do të rrespektojmë ty, përderisa i rrespekton dijetarët e umetit.

Hoxhë Omer Bajrami

Go to top