JSN Epic - шаблон joomla Авто

Unë jam një djalosh i ri, i martuar para katër viteve, dhe më ka furnizuar All-llahu me një grua të ndershme dhe të devotshme, e cila e ka frike All-llahun shumë. Prej kësaj martese, All-llahu me dhuroi edhe një vajzë, e cila është sikur të jetë engjull. Kohë të gjatë isha në gaflet dhe i zhytur në mëkate, sa që edhe pas martese pija alkoolin dhe thellohesha në mëkate dhe defrimet e kësaj bote.

Isha nga ata që shikoja tërë natën filma të fëlliqur në shtëpi, pasi flenin gruaja dhe vajza ime. Nuk falësha dhe nuk agjëroja, dhe as që dija gjë nga Islami, perveç disa fjalëve, të cilat i kisha dëgjuar ndonjëherë nga muezinet e xhamive. E kaloja jetën në këtë gjëndje me vite të tëra duke mos e shijuar ngushtësine e shpirtit dhe zemrës sime. Derisa erdhi një ditë, e cila ma ndryshoi tërësisht jetën time.


U ktheva në shtëpi, dhe si zakonisht, me vete kisha një film pornografik, të cilin e ruaja ta shikoja atëherë kur të gjithë të kenë fjetur. Pasi i mori gjumi ata, mora filmin dhe e futa ne video... filloi filmi.
Dhe unë normal duke shikuar... kur ja vajza ime e vogel, tashmë tri vjeçare, e hapi deren e sallonit. Kur e pashë atë shpejtova dhe e hoqa filmin. Ndërsa ajo mua afrua dhe më tha: O babai im, haram të qoftë, ke frike All-llahun!


Kur i dëgjova këto fjalë, u çova shpejt dhe hyra në dhomë, u mbulova dhe fillova të dridhem, sa që me dukej se e gjithë bota po me ngushtohet rreth meje. Qendrova ashtu derisa u qetësova pak, e pastaj fillova të mendoj, edhepse fjalët e vajzës me silleshin në mendje vazhdimisht. Në atë kohë të mesnatës, fillova të ndjejë sinqerisht fjalen: "Ke frikë All-llahun!" Fillova të kuptoj se ato nuk ishin fjalet e saj, pasiqë ajo ende është shume e vogël, por ia ka mundësuar t'i thotë ato fjalë Ai, i cili do t'ia mundesoje të flasë çdo pjese të trupit.
Duke qënë në këtë gjëndje, kur ja ezani i sabahut. U çova dhe e pashë vetën se më kishte humbur fuqia dhe isha djersitur. Hyra dhe u pastrova, pastaj dola në xhami, për herë të parë të falëm për All-llahun dhe të kërkoj nga Ai falje dhe mëshirë. E pse jo, kur ai thotë: "Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime vetën tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, sepse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!" [Ez-Zumer, 53]

Dhe Ai është All-llahu, mëshira e të Cilit ka kapluar çdo gjë.
Po! U ndryshua jeta ime në tërësi. U largova nga të gjitha mëkatet dhe haramet, në të cilat kisha qënë. Fillova të fali namazet në xhami, të lexoj Kur'an, të mësoj edhe përmendesh me ndihmen e gruas sime të devotshme. U ktheva në njeri, pasiqe kisha qënë sikur kafshe, haja dhe pija dhe jetoja pa asnjë qëllim. E tash, kam qëllimin tim kryesor, nënshtrimin ndaj All-llahut dhe urdhërave të Tij.


Pas një viti të jetës sime të re, All-llahu me furnizoi edhe me një fëmije të bukur, sikur hëna katërmbedhjetëshe.
Pas një kohe të shkurtë, duke qëne rrugës me familjen, na ndodhi një fatkeqësi, u rrotullua automjeti yne disa herë. Nga ky aksident, nuk shpetoi askush nga familja ime perveç meje. Me vdiq gruaja bashkë me të dy femijët.
U ktheva në shtepi, dhe duke qëne ende ashtu në merzi dhe pikëllim, kur ja po me bën vesvese djalli i mallkuar, dhe me thotë: Pi alkool nëse don t'i harrosh të gjitha! Por, mu kujtua fjala e vajzes sime: O babai im, haram të qoftë, ke frikë All-llahun! Dhe nuk ia lejova vetës kurr më të kthehem nga drita në errësire.

Tash vazhdoj jetën në adhurim ndaj All-llahut dhe në lexim të vazhdueshme të Kur'anit dhe lus All-llahun që të vdes me La ilahe il-la All-llah dhe të takohem me familjen time në xhennetet e Tija të pafundme.

Përktheu: Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Go to top