JSN Epic - шаблон joomla Авто
Ata që thanë Islami femrën e nënçmon, e shëndërruan atë në mjet që reklamon!
 
Coca Colë edhe Fanta, këpucë edhe çanta, veshje edhe zhveshje, mjete dhe automjete, punime dhe pushime, me lidhje dhe palidhje!
 
Edhe dritare edhe dyer, edhe ngjyra për të lyer, edhe kamera e telefona, edhe sapuna dhe shampona, edhe tulla edhe pllaka, edhe dyshekë edhe jastaka!
 
Dhe çdo gjë që dëshirojnë, me një femër e reklamojnë!
 
E nuk e di a më duket apo shumë qartë po vërehet, se çdo gjëje i humb vlera përderisa me para blehet!
 
Hoxhë Omer Bajrami
Go to top