JSN Epic - шаблон joomla Авто
A nuk mjafton që çdokush i cili ka gjyshër e stërgjyshër shqiptar, flet gjuhën shqipe dhe i thotë vetes shqiptar, të jetë shqiptar?
 
A është kusht që për të qenë shqiptar të keshë hero tëndin Gjergj Kastriotin?
 
A është shqiptar vetë ai i cili e ndërron emrin nga Gjergj në Skender dhe njihet tek të gjithë me një emër turk e jo shqiptar?
 
A është vetë shqiptar ai që nënën, motrën, e dhëndrrin nuk e ka shqiptarë? Bile edhe për djalin e tij zgjedh nuse joshqiptare!
 
A është kusht që për të qenë shqiptar të shenjtërosh Terezën Indiane?
 
A është vetë shqiptare ajo e cila nuk flet shqip, nuk ka prindër shqiptar dhe kur të vdes mbulohet me flamur joshqiptar?
 
A ka ndonjë figurë shqiptare muslimane që është kusht përkrahja e saj që njeriu të jetë shqiptar?
 
A është kusht sharja e turqëve apo arabëve, që njeriu të jetë shqiptar?
 
A është kusht largimi nga Islami, lënia e namazit, heqja e mbulesës, kundërshtimi i Islamit, që njeriu të jetë shqiptar?
 
Më shkurt: Cilat janë kushtet e shqiptarisë?!
 
Hoxhë Omer Bajrami
Go to top