JSN Epic - шаблон joomla Авто

Akuzuan dhe thanë: Ke folur për temën e femrës, vetullave, etj. ndërsa ata që ishin prezent, nuk ishin muslimanë fare. Ke përmendur mallkimet dhe me këto mund t'i largosh njerëzit nga Islami. Janë munduar të tallen me ty!

Thash: Për ta kuptuar saktë atë që kam thënë, duhet të dëgjohen edhe ligjeratat tjera! Mirëpo (akuzuesit në emision)..

E lavdëruan dikë i cili nuk merret me femrat, e as me vetullat, por me Krijuesin e tyre. Se në këtë mënyrë duhet të bëhet thirrja. Mirëpo pas një kohe të shkurtër, në një emision tjetër..

E akuzuan dhe i thanë: Ke folur për temën e femrës, e ke përbuzur atë! Folën për atë temë, ndërsa ata që ishin prezent, nuk ishin muslimanë fare. Përmendi mallkimet, dhe në fund.. U munduan të tallen me të!

Tha: Për ta kuptuar saktë atë që kam thënë, duhet të dëgjohen edhe ligjeratat tjera!

Them në fund: Çdo herë duhet të mbrojmë njëri tjetrin, nga akuzat e ndryshme të islamofobëve. Ata nëse të lavdërojnë sot, do të shajnë nesër. Ndërsa ne parimet islame, nuk mund t'i ndryshojmë për askënd.

Allahu na ruajtë dhe na bashkoftë të gjithëve. Amin

Hoxhë Omer Bajrami

Go to top