Komentet e fundit

Shirku modern
tlumt goja do e shperndaj kete
Loja e futbollit
shum bukur hoxh i nderuar kam
Loja e futbollit
Ma shaa Allah shum vargje me v
Mëkatarët në Ditën e Gjykimit
A mund te me tregoni,cka eshte
Loja e futbollit
Wow qfar poezie ju lumt goja h
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
Zoti te shperblefte me xhenet
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
mashaAllah Allahu te shperblef
Sureja Nuh (E plotë)
mashalla
A bën shirk njeriu që nuk e fa
Selam alejkum! A lejohet nje v
A kam shpërblim për vënien e n
Selam alejkum hoxhë! me fal po

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 424
Përmbajtja : 465
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 638953

Kush është në linjë?

Kemi 7 vizitorë në linjë
Emërto fëmiun tënd me emër të bukur pdf Shtyp Email
E martë, 15 Nëntor 2011 02:02

 

 

Vëllezër të nderuar, fëmijët janë dhunti prej Allahut (azzevexhel) me të cilët Allahu i gëzon zemrat e robërve të Tij. Megjithatë, shumë prej njerëzve nuk janë falenderues ndaj Allahut dhe kundërshtojnë apo nëpërkëmbin urdhërat e Tij. Ndërsa Allahu (azzevexhel) ka caktuar përgjegjësi për prindin ndaj fëmiut të tij dhe obligime për fëmiun ndaj prindit të tij.

 

 

Prej obligimeve të para për prindin ndaj fëmiut të tij, është emërtimi i fëmiut me emër të mirë. Dhe nëse prindi nuk zgjedh emër të bukur për fëmiun e tij, për këtë ka mëkat dhe përgjegjësi para Allahut (azzevexhel).

 

Thotë Imam Mavirdij: Pasi të lindë fëmiu, gjëja e parë me të cilën nderohet dhe rrespektohet ai, është zgjedhja e emrit të mirë. (Nesihatul Muluk 167)


Kështuqë, njeriu duhet të mundohet që t’i zgjedhë emër të bukur fëmiut të tij, që të zbatojë atë që kërkon Islami prej tij, që të mos e ngushtojë në të ardhmen fëmiun e tij dhe mos t’ia imponojë atij që më vonë të ndërrojë emrin e tij.

 

Emrat më të dashur tek Allahu (azzevexhel):

A thua vallë cilët emra janë më të mirë dhe më të dashur tek Allahu? Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë, më të dashur prej emrave të juaj tek Allahu janë emri: Abdullah dhe AbduRrahman”. (Transmeton Muslimi)

 

Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Duhet njeriu të zgjedhë emër të mirë për djalin apo vajzën e tij. E emrat më të dashur tek Allahu janë: Abdullah dhe AbduRrahman. Dhe çdo emër që i kthehet Allahut, është më i mirë se emrat tjerë, si: Abdullah, AbduRrahman, AbduRrahim, AbdulAziz, AbdulVehab, AbdulKerim, AbdulMenan, dhe të ngjashëm me këta. (Likau Shehrij 2/171)

 

Emrat e pëlqyer në Islam:

Gjithashtu është mirë që fëmiu të emërtohet me emrat e pejgamberëve të Allahut, si: Adem, Ibrahim, Ismail, Jusuf, Shuajb, Musa, Isa, Muhamed, etj.

 

Apo me emrat e sahabëve, si: Omer, Othman, Alij, Talha, Sead, Seid, Musab, Zubejr, Bilal, Hamza, etj. Si dhe për vajza: Aisheh, Safijeh, Zejneb, Hafsa, Fatime, Xhuvejrije, Sumeja, Merjem, Sara, etj.

 

Emrat e ndaluar në Islam:

Në të njëjtën kohë, përveç emrave të pëlqyer dhe të lavdëruar në Islam, ka emra të cilët janë të ndaluar në Islam, dhe njeriu nuk lejohet ta emërtojë fëmiun e tij me atë emër. Prej këtyre emrave janë:

 

-Emrat të cilët janë të posaçëm dhe nuk i takojnë askujt pos Allahut (azzevexhel). Thotë Ibn Kajjim El-Xheuzij: Emrat e posaçëm të Allahut janë: Allah, Rahman, Hakem, Ehad, Samed, Halik, Razak, Xhebar, Mutekebir, Evel, Ahir, Batin dhe AlamulGujub. (Tuhfetul meulud 98)

 

Me këta emra nuk lejohet të emërtohet fëmiu, përveç nëse iu bashkangjitet atyre parafjala Abdu (Rob), si: AbduSamed, AbdulEhad, AbdulHalik, e kështu me radhë.

 

-Emrat të cilët e lidhin robërinë me dikë tjetër pos Allahut, si: AbdulKa’beh (Rob i Qabes), AbduNebij (Rob i Pejgamberit të Allahut), AbulUza (Rob i Uzasë).

 

-Emrat e shejtanëve apo njerëzve mosbesimtarë dhe zullumqarë, si: Iblis, Hanzeb, Fir’aun, Haman, Karun, etj.

 

Emrat e papëlqyer (mekruh) në Islam:

-Emrat të cilët përmbajnë kuptim nënçmues apo qesharak.

 

-Emrat të cilët përmbajnë kuptim tërheqës dhe ngjallës të epshit (për gjininë e kundërt), si: Dredhëza, Sheqere, etj.

 

-Emrat e këngëtarëve, artistëve apo sportistëve të njohur.

 

-Emrat të cilët përmbajnë kuptimin e ndonjë mëkati.


-Emrat të cilët përfundojnë me fjalën Din apo Islam, si: Nurudin (Drita e fesë), Nexhmudin (Ylli i fesë), Burhanudin (Argumenti i fesë), etj. Thotë Shejh Bekër Ebu Zejdi: Duke e ditur vlerën e fjalës Din dhe Islam, themi se bashkangjitja e këtyre fjalëve emrave të njerëzve, arrin në një pretendim të kotë dhe në gënjeshtër, prandaj disa prej dijetarëve e kanë ndaluar atë (emërtimin me emra të tillë), e shumica e dijetarëve nuk e kanë pëlqyer atë. (Tesmijetul Meulud – Bekër Ebu Zejd 22)


-Emrat e melaikeve, si: Xhibril, Mikail, Israfil, etj. Ndërsa emërtimi i vajzave me emra të melaikeve është i ndaluar, ngase me këtë përngjasohen mushrikët të cilët thonë se melaiket janë femra. Dhe afër kësaj (ndalese) është emërtimi i vajzës me emrin Melek. (Tesmijetul Meulud – 24)

 

-Emrat e disa sureve të Kur’anit, si: Hamim, Jasin, etj. Këtë nuk e kanë pëlqyer disa prej dijetarëve.

 

Emrat e lejuar (mubah) në Islam:

Përveç kësaj, emrat nuk është kusht dhe patjetër të jenë në gjuhën arabe, por mund të emërtohet fëmiu edhe me emër të gjuhës shqipe, vetëmse emri i tij të përmbajë kuptim të mirë. Si: Besnik, Fisnik, Bujar, etj. Apo për vajza: Besa, Shpresa, Drita, etj.

 

E që për fat të keq, shumë prej njerëzve sot i emërtojnë fëmijët e tyre me emra të cilët nuk kanë kurrfar kuptimi, në gjuhën arabe apo në gjuhën shqipe. Si: Altin, Gent, Genc, etj. Apo vajzat: Genta, Alma, Mona, etj.

 

Ndërsa disa të tjerë, mendojnë se është me rëndësi që emri të jetë në gjuhën arabe, apo të gjendet në Kur’an, ndërsa për kuptimin e tyre nuk interesohen fare, duke harruar se në Kur’an përmendet edhe Iblisi, Fir’auni, etj. E pastaj dëgjon emra të cilët nuk janë musliman, porse janë arab apo ekzistojnë në Kur’an, si: Adijat (Kuaj, shumësi i fjalës Kalë), Nexhasete (Papastërti), Hinzir (Derr), etj.

 

Andaj, secili musliman duhet të jetë i kujdesshëm në emërtimin e fëmiut të tij, dhe t’i zgjedhë atij emër të bukur dhe të mirë.

 

 

Përveç emërtimit, prej prindit kërkohen edhe disa obligime tjera ndaj fëmiut të tij. Në lidhje me këtë, lexo përgjigjen e pyetjes: Cilat janë obligimet e prindit ndaj fëmiut të posalindur?

 

Shkroi: Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Hits: 67407
Comments (212)Add Comment
...
written by Muslimane, nëntor 15, 2011
Selam alejkum, me falni po qka ka te keqe nese femijun e emerton Jasin?
...
written by Admin-, nëntor 15, 2011
Alejkumselam. Nuk ka ndonje te keqe, porse disa prej dijetareve nuk e kane pelqyer emertimin e femijeve me emra te ketille. (Disa prej dijetareve, dhe jo te gjithe dijetaret) Sikur qe kemi thene:

-Emrat e disa sureve të Kur’anit, si: Hamim, Jasin, etj. Këtë nuk e kanë pëlqyer disa prej dijetarëve.

Dhe arsyeja eshte se keta jane emra te sureve te Kur'anit dhe kuptimin e tyre e di vetem Allahu. Allahu e di me se miri.
...
written by esselamu alejkum, nëntor 15, 2011
Un kame deshir qe ta nderroj emrin qe e kam dhe ta beje '' Muadh '' qfar mendoni ?
...
written by Admin-, nëntor 18, 2011
Nese emri juaj eshte i mire, atehere nuk ka nevoje per ndryshimin e tij. Ndersa nese emri juaj nuk eshte emer islam, atehere ndryshimi i tij eshte me i mire, dhe emri Muadh eshte prej emrave te mire dhe te sahabeve.
...
written by muslim, nëntor 18, 2011
Slamu Aejkum;Allahu ju shperbleft per kete teme shume e qelluar. Desha te pyes une se a lejohet emertimi i fimiut me emrin "Ajet/e", dhe ndonje emer i sureve te Kur'anit a ben te ja vesh femiut qofte vajze apo djale? Nese mundeni na ktheni pergjegjjen sa me shpejte. Allahu ju ruajt nga qdo e keqe, ju ndihmofte ne punet tuaja dhe ju shperbleft me te mira ne dynja dhe ne Ahiret. AMIIN!! Eselamu Alejkum We Rahmetullahi We Beraketuhu!
...
written by Nuri 1, nëntor 22, 2011
Selamu alejkum we rahmetullah.Hoxhe i nderua Allahute shperbleft per punen tuaj, veq doja te di a mund te mbaje njeriu emrin Tasin, une me sa e dij se kuptimin i ketij emri edin vetem Allahu subhanehu ve teala.Allahu u shperbleft.
...
written by Admin-, nëntor 22, 2011
Alejkumselam. Fjala Ajet, don te thote shenje, argument, apo ajet i Kur'anit. Keshtuqe, mendoj se lejohet emertimi me kete emer. Amin gjithashtu dhe juve. Alejkumselam
...
written by Admin-, nëntor 22, 2011
Alejkumselam. Emri Tasin, eshte nje prej fjaleve te permendura ne Kur'an, kuptimin e te cilave e di vetem Allahu. Dhe ne lidhje me emertimin me keta emra, kemi permendur me larte:

-Emrat e disa sureve të Kur’anit, si: Hamim, Jasin, etj. Këtë nuk e kanë pëlqyer disa prej dijetarëve.

Allahu e di me se miri
...
written by ibrahim, nëntor 22, 2011
a ban ta emertoj vajzen me merin erina ju lutem tme tregoni
...
written by Admin-, nëntor 22, 2011
Emri Erina dmth: Na trego, apo na e mundeso ta shohim. Dhe nuk dij qe ka ndonje kuptim tjeter te mire ne kete emer.
...
written by Meli13, nëntor 24, 2011
S.a Emni Erza qfar kuptimi ka dhe a lejohet ket emer me ja lan vajzave.
...
written by Admin-, nëntor 24, 2011
Alejkumselam. Emri Erza nuk dij nese ka ndonje kuptim, pervec nese eshte marrur prej emrit Erda, dhe pastaj ne turqisht dhe shqip eshte shenderruar ne Erza, qe don te thote Erd-Toke. Dhe emri Toke nuk ka ndonje kuptim te keq, porse nuk ka edhe ndonje kuptim te bukur per emertimin e femijeve me te.
...
written by a, nëntor 25, 2011
Selamu alejkum. Emri RONA a mund ti vendohet ni vajze muslimane.
...
written by ..., nëntor 25, 2011
une po priti djal edhe 2 jav po du me ja vnu emri djalit po du me dijt a esht mire se po frigna mos boj gabim po du me dijt a esht mire ELIAS?
...
written by Admin-, nëntor 25, 2011
Alejkumselam. Emri Rona nuk dij qe ka ndonje kuptim ne gjuhen shqipe apo arabe, apo ne ndonje gjuhe tjeter, keshtuqe nuk eshte mire muslimanja te emertohet me nje emer te cilit nuk i dihet kuptimi.
...
written by Admin-, nëntor 25, 2011
Emri Elias nuk dij qe ka ndonje kuptim, ndersa nese i vendohet femiut emri Iljas, atehere eshte mire dhe ne rregull, dhe ky eshte emri i nje prej pejgambereve te Allahut.
...
written by muslimane, nëntor 25, 2011
eselam alejkum. a esht emri Amir musliman dhe qfar kuptimi ka emri Amir?
...
written by Musliman, nëntor 25, 2011
Selamun alejkum. Emri Elisona a eshte emer musliman, dhe cfare kuptimi ka? Allahu te shperblefte dhe te ruajte, hoxhe i dashur.
...
written by Admin-, nëntor 25, 2011
Alejkumselam. Emri Amir don te thote: Banues ne shtepi, Kompetent, Ndertues, Qendrues i mire ne ndonje gje, etj. Dhe Amir eshte emri i nje sahabiu i cili eshte i pergezuar me Xhenet prej ne dunja, dhe i cili thirret me emrin: Ebu Ubejdeh ibn Xherah. Keshtuqe emri Amir eshte i lejuar dhe eshte mire qe femiu te emertohet me kete emer.
...
written by Admin-, nëntor 25, 2011
Alejkumselam. Nuk dij qe emri Elisona ka ndonje kuptim ne gjuhen shqipe apo arabe, dhe nuk eshte ne rregull qe femiu te emertohet me nje emer qe nuk i dihet kuptimi i tij. Amin gjithashtu dhe juve, Allahu ju shperblefte.
...
written by ubejdi, nëntor 25, 2011
Selam alejkum. A eshte i pelqueshem emri Rajana? Allahu ju shperbleft.
...
written by Admin-, nëntor 25, 2011
Alejkumselam. Emri Rajan don te thote: Pamje e mire, apo Jo i etur. Gjithashtu dhe eshte emer i deres se Xhenetit ne te cilen do te hyjne agjeruesit. Dhe per vajza, mund te perdoret emri Rajane apo Rajaneh. Ndersa Rajana, sikur tingellon dhe perngjane me shume me emrat e te huajve. Andaj, mund te emertohet femiu me emrin Rajan apo Rajaneh.
...
written by Musliman, nëntor 25, 2011
written by Admin-, nëntor 26, 2011
Alejkumselam. Nuk dij qe emri Elisona ka ndonje kuptim ne gjuhen shqipe apo arabe, dhe nuk eshte ne rregull qe femiu te emertohet me nje emer qe nuk i dihet kuptimi i tij. Amin gjithashtu dhe juve, Allahu ju shperblefte.


Allahu te shperblefte hoxhe i dashur, e faleminderit shume per pergjigje. Selamun alejkum.
...
written by Es Siddik, nëntor 27, 2011
Selamun alejkum hoxh i nderuar. Allahu ju shperbleft me Xhennetul Firdaus per punen e palodhshme qe po e bani.
Dashta me dit lidhje me ket emer: Eljesa apo Eljes, a mundet me ket emer me u emertu femiju dhe cfar kuptimi ka ky emer.
Allahu ju rujt.

Selamun alejkum.
...
written by Linda, nëntor 28, 2011
Emri Alina , Arza, Artiola, edhe Dea qfar kuptimi kann nese ka munsi me diitt ...Ju pershendes flmm
...
written by suela, nëntor 29, 2011
selam alejkum emri suela dhe sumeja qfardomethanje kan abon me dit ju lutem me tregoni
...
written by Admin-, nëntor 30, 2011
Alejkumselam. Emri Alina, Arza, Artiola dhe Dea, nuk dij qe kane ndonje kuptim te mire, andaj edhe nuk eshte ne rregull emertimi i femijeve me keta emra.
...
written by ersin, dhjetor 03, 2011
s....a.. qfar d,m,th ka emri ersin
...
written by Musliman, dhjetor 04, 2011
Selamun alejkum

Emrat Fatjona dhe Elsaida, a jane emra musliman dhe cfare domethenie kane? Allahu te shperblefte dhe te ruajte hoxhe i dashur.
...
written by Teuhida, dhjetor 05, 2011
Selamun alejkum

Emrat Ajan dhe Anik a jane emra musliman dhe nese po cfare domethenie kane?Allahu ju shperblefte.
...
written by jeta, dhjetor 07, 2011
Selam aleykum
Emri luiza dhe lina a jan emra muslimane? çfar domethenje kan un di se luiza do te thot e flefshme dhe lina e butë a esht e vertet? Allahu ju shperbleft
...
written by MuslimAnee, dhjetor 08, 2011
selamu alejkum hoxhe i nderuar... Se pari desha te ju pergezoj per punen qe beni..sepse me te vertet ndihmoni motrat dhe vellezerit tan... deshta te bej nje pyetje... a lejohet te vnohet emri BESNIK dhe cfar kuptimi ka ne islam.. Allahu ju shperbleft me xhehnet...Respekt...
...
written by ulkina, dhjetor 08, 2011
selamu alejkum,ju lutem qe ka mundesi te me tregoni per kuptimin e emrit Nart?,a eshte i lejuar ne fene tone?
...
written by Artan, dhjetor 09, 2011
Selam alejkum hoxh, perveq 5 emrav te posaqem te Allahut Allah, Rahman, Hakem, Ehad, Samed, Halik, Razak, Xhebar, Mutekebir, Evel, Ahir, Batin dhe AlamulGujub,a lejohen tjeret emra qe jan te Allahut,psh te ne ka emra Gani dmth pa(j) ose ka emer Rrahim,a lejohen kta emra ?
...
written by Teuhida, dhjetor 09, 2011
Selamun alejkum

A ka mundesi me u pergjigj ne kete pyetje pasiqe me duhet pak me shpejte?Allahu ju shperblefte.

written by Teuhida, dhjetor 05, 2011
Selamun alejkum

Emrat Ajan dhe Anik a jane emra musliman dhe nese po cfare domethenie kane?Allahu ju shperblefte.
...
written by Sead, dhjetor 11, 2011
Selam Alejkum Hoxh i nderurar Emri Sead Cfar Kuptimi Ka ne Kuran
...
written by selvete, dhjetor 11, 2011
Selamun alejkum.a mundt te me tregoni d.m.th. e ermit DIAR edhe DALINA?Dhe a lejohet te emrtohet muslimani me kta emra.allahu ju shperbleft
...
written by musliman, dhjetor 11, 2011
selam alejkum.Deshta te ja vej emrin vajzes Alina si mendoni a eshte emer i lejuar dhe nese dini qfar demethenie ka kisha pasur deshir te ma tregoni...Allahu ju ruajt e ju udhezoft ne udhe te drejt smilies/cheesy.gif
...
written by minaa, dhjetor 15, 2011
Laura a osht emer musliman ju luutem
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Alejkumselam. Emri Ersin nuk dij qe ka ndonje kuptim te mire ne gjuhen arabe, andaj edhe nuk eshte ne rregull emertimi i femijeve me emra te cileve nuk ju dihet kuptimi.
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Alejkumselam. Emri Fatjona eshte emer shqip, qe domethene Fati i jone, dhe nuk ka ndonje kuptim te keq, andaj edhe lejohet te perdoret ky emer. Ndersa emri Elsaida, nuk dij cfare kuptimi ka, dhe nuk eshte ne rregull emertimi me emra te cileve nuk ju dihet kuptimi.

...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Alejkumselam. Emri Ajan dhe Anik nuk dij qe ka ndonje kuptim te mire ne gjuhen arabe.
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Alejkumselam. Emri Luiza nuk dij nese ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe, ndersa emri Lina don te thote e bute.
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Alejkumselam. Emri Besnik eshte emer i gjuhes shqipe, qe don te thote njeri i beses, Besnik. Dhe lejohet emertimi i femijeve me kete emer.
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Alejkumselam. Emri Nart, nuk dij qe ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe.
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Artan: Selam alejkum hoxh, perveq 5 emrav te posaqem te Allahut Allah, Rahman, Hakem, Ehad, Samed, Halik, Razak, Xhebar, Mutekebir, Evel, Ahir, Batin dhe AlamulGujub,a lejohen tjeret emra qe jan te Allahut,psh te ne ka emra Gani dmth pa(j) ose ka emer Rrahim,a lejohen kta emra?

Alejkumselam. Emrat tjere te Allahut lejohet te perdoren edhe per njerez, nese ata kane kuptim te pergjithshem. Si emri: Besir-Shikues, lejohet te perdoret edhe per njerez, ngase edhe njerezit jane shikues, edhepse shikimi i Allahut me ate te njerezve nuk mund te krahasohet. Megjithate, emrat e pergjithshem te Allahut lejohet te perdoren edhe per njerez, ndersa emrat e posacem nuk lejohet te perdoren ngase ata i takojne vetem Allahut.
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Alejkumselam. Emri Sead don te thote: Lumturi, Gezim, Qetesim etj. Dhe lejohet emertimi me kete emer. Ky eshte emri i Sead ibn Ebi Vekasit dhe emri i Sead ibn Muadhit (Allahu qofte i kenaqur me ta).
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Alejkumselam. Fjala Dijar (Diar) rrjedh prej fjales Dar, qe don te thote shtepi. Dhe Dijar eshte shumesi i fjales Dar qe don te thote Shtepite. Keshtuqe nuk eshte ndonje emer i pershtatshem per emertimin e femijeve me te.

Ndersa emri Dalina, nuk dij qe ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe.
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Alejkumselam. Emri Alina nuk dij nese ka ndonje kuptim te mire ne gjuhen arabe.
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Emri Laura nuk dij nese ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe apo shqipe. Andaj edhe nuk eshte ne rregull emertimi me emra qe nuk ju dihet kuptimi.
...
written by Shpresimi, dhjetor 15, 2011
Selamun alejkum i nderuar emri Albina ai perket emrave musliman edhe qfar domethenje ka ju faleminderit per kontributin qe po jepni Allahu ju shperbleft.
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Alejkumselam. Emri Albina nuk dij qe ka ndonje kuptim te mire ne Islam.
...
written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Selamunalejkum. Vellezer dhe motra te nderuara, emrat e femijeve duhet te zgjidhen ne baze te kuptimit te mire, dhe ne baze te njerezve te mire qe kane jetuar para nesh, si pejgamberet, sahabet, e keshtu me rradhe. Edhepse ne shume raste, shume njerezve me shume u intereson tingellimi i emrit, nese ai tingellon bukur dhe modern, se sa kuptimi dhe domethenia e tij.
...
written by nefset, dhjetor 24, 2011
selam alejkum, a mund te me ndihmoni ta gjej nje emer musulman per vajz dhe pak ma modern
...
written by Admin-, dhjetor 24, 2011
Alejkumselam. Emra te mire per vajza, jane emrat: Aisheh, Safijeh, Zejneb, Hafsa, Fatime, Xhuvejrije, Sumeja, Merjem, Sara, etj. Apo edhe emra te gjuhes shqipe, te cilet permbajne ndonje kuptim te mire.. Edhepse me me rendesi eshte qe femiu te emertohet me emer qe Allahu eshte i kenaqur, se sa me emer qe tingellon mire dhe nuk i dihet kuptimi i tij, apo me emer te ashtuquajtur emer modern.
...
written by Musliman, dhjetor 25, 2011
Selamun alejkum

A jane emra musliman, emrat: Adan, Ilan, Jan, Jasim, Eliza, Amila, Anila dhe Adi?

A duhet te jete Adi apo Adij, sepse kam ndegjuar se nje sahab eshte quajtur ashtu?

Allahu te shperblefte hoxhe i nderuar.
...
written by suela, dhjetor 31, 2011
qfar kuptimi ka emri suela?
...
written by ersin, dhjetor 31, 2011
s,alejkum hoxh i nderuar ne qoftese ka mundesi me tregu emri muhamed luhejden qfar domethenie ka , dhe ne qoftese eshte i mir per femijet tan a mundet vetem luhejden apo vetem muhamed me pergezu ,,,, all-llahu ju shperbleft me xhennet
...
written by Admin-, janar 03, 2012
Alejkumselam. Emri Adan, Ilan, Jan, Jasim, Eliza, Amila, Anila dhe Adi, nuk dij qe kane ndonje kuptim te mire per ti emertuar femijet me to. Ndersa emri Adij eshte emer i sahabit dhe lejohet emertimi me kete emer.
...
written by Admin-, janar 03, 2012
Emri Suela mund te rrjedh prej fjales Sual, qe don te thote: Pyetje. Perndryshe nuk dij nese ka ndonje kuptim tjeter.
...
written by Are, janar 03, 2012
A ka ndonje domethenje emri RONA ne islam ose edhe ndonje fajle ne gjuhen arabe ?

Allahu ju shperblefte
...
written by Admin-, janar 03, 2012
Alejkumselam. Emri Muhamed eshte emer me te cilin na ka porositur Pejgamberi salallahualejhiveselem ti emertojme femijet tane. Keshtuqe, nese emerton femiun, e emerton me kete emer: Muhamed, duke mos i shtuar emrin Luhejdan. Ndersa Luhejdan nuk dij cfare kuptimi mund te kete, dhe nuk ka ndonje merite per te emertuar femiun me kete emer.
...
written by Admin-, janar 03, 2012
Alejkumselam. Emri Rona nuk dij qe ka ndonje kuptim ne gjuhen shqipe apo arabe, apo ne ndonje gjuhe tjeter, keshtuqe nuk eshte mire muslimanja te emertohet me nje emer te cilit nuk i dihet kuptimi.
...
written by Ummu Sejfullah biidhnil-lahi te'ala., janar 11, 2012
Selam alejkum hoxhe i nderuar Emri Kudameh si e ka perkthimin bukfalisht.Allahu ta ruajt diturin e khajrit te cilin e posedon Amiin .
...
written by jasmina, janar 12, 2012
selamu alejkum emri bejan a eshte emer i mir musliman se kur kam qen ne shkoll te mesme kam qen ne nje kuiz fetar atje e kam mesuar se eshte nje nder 7 emrat me ta dashur te allahut xh.sh allahu ju shperbleft
...
written by Admin-, janar 13, 2012
Alejkumselam. Emri Kudameh rrjedh prej fjales Kadim qe don te thote: I vjeter, dhe prej fjales Mutekaddim qe don te thote: I cili del perpara, apo i perparuar.
...
written by Admin-, janar 13, 2012
Alejkumselam. Emri Bejan don te thote: Qarte apo Qartesim. Dhe ka mundesi qe njeriu te emertohet me kete emer, edhepse nuk ka ndonje vlere dhe merite te madhe ne kete. Ndersa nuk dij qe ekziston ndonje argument, qe verteton se ky emer eshte prej emrave me te dashur tek Allahu azzevexhel.
...
written by nita, janar 15, 2012
emri Toan a osht musliman?
...
written by suela, janar 15, 2012
selam alejkum.Me ndihmoni ta gjej ndonje emer te bukur e te shkurt per djem me kuptim te mir. dhe dua ta di kuptimin e emrit Erdi dhe Erald.
...
written by BeSa.., janar 16, 2012
selam...po me ndihmoni hoxhe i nderuar ndonje emer per vajze edhe pak kohe me ka ngelur per te lindur me duhet te vendosi....
...
written by Admin-, janar 17, 2012
Emri Toan nuk eshte emer musliman dhe nuk dij qe ka ndonje kuptim..
...
written by Admin-, janar 17, 2012
Alejkumselam. Emra (te shkurte) per djem ka te mjaftueshem, dhe prej tyre: Emrat e pejgambereve, si: Adem, Salih, Musa, Isa, Jahja, Ahmed, etj. Apo emrat e sahabeve, si: Muadh, Omer, Amar, Ali, Suhejb, Sead, Seid, Zejd, etj. Ndersa emri Erdi mund te rrjedh prej fjales Erd - qe don te thote: Toke. Ndersa Erald, nuk dij nese ka ndonje kuptim.
...
written by Admin-, janar 17, 2012
Alejkumselam. Emra per vajza ka te mjaftueshem, dhe disa prej tyre i kemi permendur me larte, si: Merjem, Aisheh, Hafsa, Fatimeh, Zejneb, Sumeja, Sara, etj. Apo emra te gjuhes shqipe, te cilet kane kuptim te mire.
...
written by Germanija, janar 17, 2012
pershendetje une kam deshir ta emertoj femijun tim me emer musliman kam shikuar shum emrat por skam perzgjedhje nese keni mundesi te me ndihmoni
Ezel a eshe emer musliman qfar dmth ka Almir, orges, olti. ju flm per pergjigjjen
...
written by BeSa.., janar 18, 2012
Sejda, inara, dalila a jane emra musliman dhe cfar kuptimi kane....pres pergjigje.. selam
...
written by besa, janar 24, 2012
pershendetje,une dua t'ju pyes ne lidhje me emrin Lian dhe vajzé Liana çfaré kuptimi kan?kam paré diku ne internet se emri Lian ka kuptimin i but mirépo dua dhe mendimin tuaj.faliminderit pershendetje nga Franca
...
written by Admin-, janar 25, 2012
Selamunalejkum. Emri Ezel (Ezelij) don te thote: I Pergjithmonshem (I pafillim dhe pa mbarim), dhe nuk i takon njeriut te emertohet me kete emer. Ndersa emri Almir, Orges dhe Olti, nuk kane ndonje kuptim ne gjuhen arabe. Keshtuqe, eshte mire te zgjedhni ndonje emer te bukur te pejgambereve, te sahabeve, apo se paku ne gjuhen shqipe por me kuptim te mire.
...
written by Admin-, janar 25, 2012
Alejkumselam. Emri Inara don te thote: Ndricuese. Ndersa Emri Dalila, mund te rrjedh prej fjales Delil, qe don te thote: Argument.
...
written by Admin-, janar 25, 2012
Selamunalejkum. Emri Lian dhe Liana, nuk dij nese kane ndonje kuptim. Ndersa Lina, don te thote: E bute.
...
written by prishtina, janar 26, 2012
Selamunalejkum.emrat Amant dhe Atien a kan ndonje kuptim,me duht pergjigje shpejt ju lutem , faleminderit.
...
written by Blerta, janar 28, 2012
Qfar kuptimi ka emri Erda nese mundeni mem tregu
...
written by muala, janar 31, 2012
a mund te tregoni kuptimin e emrit muala dhe meral nese mundeni te gjeni tregoni sa me shpejt se e kam per shpejtesi
...
written by lura, janar 31, 2012
a ka munsii me na tregu nje emer musliman ama qe osht me pak i perhapur dhe qqee ka kuptim te mir edhe emer i bukur tung lura
...
written by Admin-, janar 31, 2012
Alejkumselam. Emri Amant dhe Atien nuk kane ndonje kuptim ne gjuhen arabe apo shqipe, andaj edhe nuk eshte mire emertimi i femijeve me keta emra.
...
written by Admin-, janar 31, 2012
Emri Erda don te thote: Toke.
...
written by Admin-, janar 31, 2012
Emri Muala dhe Meral nuk kane ndonje kuptim ne gjuhen arabe apo shqipe, andaj edhe nuk eshte mire emertimi i femijeve me keta emra.
...
written by ersin, shkurt 06, 2012
s,alejkum na tregoni per emrat ergys rajan xhihad erblin a jan emra te lejuar si dhe akan kuptim ne gjuhen arabe, allahu ju shperbleft
...
written by Medina, shkurt 06, 2012
Selam Alejkum hoxhe ma bonë hallall nëse ju pyes për një pyetje rrethë emrit kuptohet,emri Ilhan më kanë thonë që e ka kuptimin Njëriu i mirë,deshta që ta di a lejohet që tja vë këtë emër.Ju lutem vetëm këtë pytje. Allahu ju shpërbleftë.
...
written by Peti, shkurt 14, 2012
Selam Alejkum, desha me dite emri Nisa cfare emri eshte, prej nga e ka prejardhjen dhe a ka ndonje domethenie ky emer, dhe a eshte i lejushem me ja len vajzes, Allahu u shperbleft, dhe pres sa me shpejt pergjigjen e juaj se jam ne ditet e fundit te shtatzanise. Allahu ju shperblefte.
...
written by Admin-, shkurt 15, 2012
Alejkumselam. Rajan eshte emri i nje prej dyerve te Xhenetit, nga e cila do te hyjne agjeruesit. Ndersa Xhihad, don te thote perpjekje apo lufte ne rrugen e Allahut. Ndersa emri Ergys dhe Erblin, nuk kane ndonje kuptim ne gjuhen arabe..
...
written by Admin-, shkurt 15, 2012
Alejkumselam. Emri Ilhan, nuk dij qe ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe.
...
written by Admin-, shkurt 15, 2012
Alejkumselam. Emri Nisa, don te thote: Gra, dhe me kete emer eshte emertuar nje sure ne Kur'an. Edhepse emrat e lartpermendur ne teme, dhe emra te tjere te ngjashem me ta, jane me te mire dhe me te preferuar per emertimin e femijeve.
...
written by Kujtim, shkurt 15, 2012
Emri tuana cfar kuptimi ka dhe prej nga rjedh
...
written by Peti, shkurt 15, 2012
Po a eshte gjynah me ja len vajzes emrin Nisa a jo dhe a eshte i lejushem ky emer me ja vendu femijes, se une po e dija se eshte emer Kurani, a ma mire me gjet ndonje emer tjeter,Allahu te shperblefte...
...
written by Reina, shkurt 15, 2012
pershendetje qfar kuptimi ka emri UMA
...
written by Admin-, shkurt 16, 2012
Emri Tuana nuk ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe dhe nuk dijme prej nga rrjedh ky emer..
...
written by Admin-, shkurt 16, 2012
Emri Nisa perderisa don te thote: Gra, atehere llogarite a ben ti vendohet ky emer femiut.. A ia vlen te emertohet femiu me emrin Gra? Me mire eshte te kerkoni ndonje emer tjeter..
...
written by Admin-, shkurt 16, 2012
Emri Uma nuk dij qe ka ndonje kuptim per ta emertuar femiun me te.. Ndersa Umm ne gjuhen arabe, don te thote: Nene. Apo Ummeh don te thote Ummet, Popull.. Keshtuqe Uma nuk ka ndonje kuptim qe meriton te emertohet femiu me te..
...
written by Peti, shkurt 16, 2012
Flm.shume per pergjigjen po emeri Dina dhe Lina a jane emera musliman, dhe cfare kuptimi kane, a mundesh me na tregu, Zoti te shperblefte...
...
written by tringa, shkurt 17, 2012
Alejkumselam a mund te me tregosh emri Diar a osht emer Islam dhe qfar kuptimi ka Zoti te shperbleftë...
...
written by Enveri, shkurt 17, 2012
Selam Alejkum! Nje faqe shum e qelluar Respekt. Kam nje pyetje per ju Hoxhë, Emri -Aela- aesht emer islam dhe qfar domethanje ka? Allahu qoft me ju.
...
written by Beni, shkurt 18, 2012
Selam aleykum, me falni emri OMER, a eshte keshtu i shqyptuar edhe ne shqipe, dhe jo ne turqishte, dhe a ben ti vehet femijes. Allahu ju shperblefte.
...
written by Muslim, shkurt 21, 2012
Selamun alejkum

A jane keta emra musliman: Aela, Amra, Alea, Anida, Berina, Donesa, Eliesa, Finesa, Isra, Lejla, Rida, Onida, Tuana. Allahu te shperblefte hoxhe.
...
written by drin, shkurt 23, 2012
emri eriha dhe domethenja e saj
...
written by Admin-, shkurt 23, 2012
Emri Dina, mund te merr kuptimin prej fjales Din qe don te thote: Fe. Ndersa Lina, don te thote: E bute..
...
written by Admin-, shkurt 23, 2012
Alejkumselam. Emri Diar, mund te rrjedh prej fjales Dar, qe don te thote: Shtepi. Keshtuqe eshte mire te kerkohen emra te mire dhe me kuptime te mira, ne vend emrave qe tingellojne ndoshta bukur, por ne te njejten kohe nuk kane ndonje kuptim te mire dhe me vlere.
...
written by Admin-, shkurt 23, 2012
Alejkumselam. Emri Aela, nuk di qe ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe apo shqipe.. Amin, dhe juve Allahu ju shperblefte.
...
written by Admin-, shkurt 23, 2012
Alejkumselam. Emri Omer, eshte emri i shokut te Pejgamberit salallahualejhiveselem, dhe halifit te dyte te muslimaneve. Andaj edhe eshte prej emrave te preferuar. Ndersa shkrimi ne gjuhen shqipe, mund te jete me O - Omer apo me U - Umer, ngase ne kete emer qendron shkornja Ajn e cila nuk ekziston ne gjuhen shqipe.
...
written by Admin-, shkurt 23, 2012
Alejkumselam. Emri Aela, Alea, Anida, Berina, Donesa, Finesa, Onida dhe Tuana, nuk jane emra qe kane ndonje kuptim. Ndersa emri Amra, Eliesa, Isra, Lejla, dhe Rida kane kuptime ne gjuhen arabe, dhe mund te perdoren per femijet..
...
written by Admin-, shkurt 23, 2012
Emri Eriha nuk di qe ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe apo shqipe.
...
written by bujari , shkurt 26, 2012
selam alejkum un ja kom lan vajzes emrin Medina me trego a kam ber mir a esht emer i pelqyer te ALLAHU
...
written by Ajla, shkurt 27, 2012
Selam alejkim deshte nje pyetje ta bej per emrin benjamin a asht emer musliman dhe qfar kuptimi ka?
...
written by Robi Allahut, mars 02, 2012
eselamu alejkum hoxhe emri Fuat a ka ndonje kuptim dhe a eshte i pelqyer
...
written by Teuhid, mars 08, 2012
Selamun alejkum

Riana a eshte emer musliman dhe cili eshte kuptimi i tij?Allahu te shperblefte hoxhe.
...
written by lara, mars 15, 2012
selamu alejkum desha te pyes emri liza dhe ines a kan kuptim te mir ju lutem me shpejt pergjigjen nese ka mundesi
...
written by nusret, mars 15, 2012
selamu alejkum deshte te pus per nje emer a esht emer i bukur musliman Beis
...
written by reisi, mars 16, 2012
selam elejkum desha te pyes emri ART a esht musliman dhe qfar kuptimi ka a esht gjyna me emertu femijen me ket emer faleminderit
...
written by Admin-, mars 16, 2012
Alejkumselam. Emri Medina don te thote Qytet, apo mund te kuptohet edhe Medineja e njohur e Pejgamberit salallahualejhiveselem.
...
written by Admin-, mars 16, 2012
Alejkumselam. Emri Benjamin duhet te jete me i - Binjamin, qe don te thote: Bir i bereqetit apo bir i te djathtes.. Dhe thuhet qe ky eshte emri i vellaut te Jusufit alejhiselam, djalit te Ja'kubit alejhiselam.
...
written by Admin-, mars 17, 2012
Alejkumselam. Emri Fuat duhet te jete me D - Fuad, qe don te thote Zemer apo Mendje.
...
written by Admin-, mars 17, 2012
Alejkumselam. Emri Riana nuk dij qe ka ndonje kuptim.
...
written by Admin-, mars 17, 2012
Alejkumselam. Emri Liza, Ines, dhe Beis, nuk dij qe ka ndonje kuptim..
...
written by Admin-, mars 17, 2012
Alejkumselam. Emri Art eshte emer i gjuhes shqipe, dhe nuk ka te beje me gjuhen arabe. Ndersa emertimi i femiut me kete emer, nuk paraqet ndonje kuptim te mire, andaj emrat e lartpermendur ne teme jane me meritor per emertimin e femijeve muslimane..
...
written by Izlifete, mars 18, 2012
Esselamu Alejkum.Vleresojme shume qe per cdo postim jepni pergjigje.Desha edhe un te pyes per nje emer.Ju lutem te me tregoni nese keni dijeni se cfar domethenie ka emri Izlifete,nga cila gjuh vjen dhe a shkruhet keshtu sakt apo pak me ndryshe,sepse me behet sikur e kam has dikund por si Uzlifet,nuk jam e sigurte.Ju faleminderit.
...
written by ...., mars 19, 2012
selam alejkum..A lejohet nderrimi i emrit mysliman ne emer me kuptim shqip?
...
written by 2012, mars 20, 2012
a ka mundesi mem ndihmu me disa emra per djalin tim faleminderit
...
written by Admin-, mars 21, 2012
Alejkumselam. Fjala Uzlifet eshte permendur ne Kur'an, dhe don te thote: Afrohet afer.. Dhe nuk ka kuptimin e ndonje emri.. Ndersa Izlifete, eshte marrur ne forme te gabuar prej fjales Uzlifet, dhe si e tille nuk ka ndonje kuptim.. Megjithate, per mbajtjen e ketij emri nuk ka mekat, vetemse nderrimi i tij me nje emer te pelqyer eshte me i mire..
...
written by LETI, mars 21, 2012
Ju lutem a ben ta di kuptimin e emrin ARIS ose ARES,DORES,MELOS,dhe a ben ta emertoj femiun me njerin prej ketyre emrav
...
written by Admin-, mars 22, 2012
Nuk dij qe emri Aris, Ares, Dores dhe Melos kane ndonje kuptim te mire nga ana e Islamit, andaj edhe nuk eshte ne rregull emertimi i femiut me ndonjerin prej ketyre emrave.
...
written by robi Allahut , mars 23, 2012
emri Arben aka ndonje kuptim
...
written by Fani, mars 23, 2012
selam alejkum Emri ENDRIT qfar kuptimi kaa? Dhe amundem ta emertoj femijun me ket emer ju falimnderit
...
written by Shpend Sallai, mars 23, 2012
Selam u alejkum. Emri ADI a eshte arab, dhe a lejohet qe femiu te mbaj kete emer? Flm Zoti ju shperbleft...
...
written by Admin-, mars 27, 2012
Emri Arben nuk dij qe ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe apo shqipe..
...
written by Admin-, mars 27, 2012
Alejkumselam. Emri Endrit nuk ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe, apo edhe shqipe.. pervec nese merr kuptimin e gjerave te ndritura.. megjithate me mire eshte te kerkoni ndonje emer tjeter, me kuptim me te mire per femiun tuaj.
...
written by Admin-, mars 27, 2012
Alejkumselam. Emri Adi, eshte emer i popullit te Hudit alejhiselam, te cilet e kundershtuan te Derguarin e Allahut, dhe te cilin popull e shkaterroi Allahu me denimin e Tij. Gjithashtu fjala Ad ka edhe kuptime tjera, te cilat nuk japin ndonje kuptim te mire per emertimin e femijeve me kete emer.

Ndersa Emrit Adi nese i shtohet shkronja J - Adij: nenkupton emrin e nje fisi arab, apo sulmuesit e pare ne lufte, apo emrin e nje sahabiu (shoku) te Pejgamberit te Allahut i cili quhet Adij ibn Ebi Hatim.
...
written by ...., mars 27, 2012
selamalejkum emri ehad a asht i lejushem apo jo?
...
written by Shpend Sallai, mars 27, 2012
Selamualejkum, flm zoti ju shperbleft se me ndihmuat ne lidhje me kuptimin e emrit ADI. Emrat HADI dhe ADIS sipas jush i nderuar qfar kuptimi kan? Zoti ju shperbleft...
...
written by 26 aprill, mars 28, 2012
selam elejkum deshta me pyt
emri VENIS dhe REJON A JAN EMRA MUSLIMAN DHE QFAR KUPTIMI KAN FALEMINDERIT
...
written by kemajl, mars 29, 2012
selam alejkum,hoxh i dashur desha të pyes se a bon të ja lë vajzës time emrin LEONETA ? zoti ju shpërbleft .
...
written by mergim, mars 29, 2012
selam alejkum hoxh i dashur po te pyes a është emri leart i fejes islame ? Dhe QKA DO TE THOT ? ZOTI JU SHPERBLEFT .
...
written by Muslim, mars 29, 2012
Es selamu alejkum

Emri Daurs apo Daorsa eshte emer musliman dhe nese eshte, cfare do te thote? Allahu te shperblefte hoxhe.
...
written by ......, mars 29, 2012
selamalejkum emri ridvan a eshti lejueshem a po jo dhe qfar
kuptimi ka fleminderit
...
written by Admin-, prill 02, 2012
Alejkumselam. Emri Hadi don te thote Udhezues, ndersa emri Adis nuk di qe ka ndonje kuptim..
...
written by Admin-, prill 02, 2012
Alejkumselam. Emri Ehad don te thote Nje, i Vetem, dhe eshte prej emrave te Allahut, qe nuk lejohet te emertohet me te femiu..
...
written by Admin-, prill 02, 2012
Alejkumselam. Emri Venis, Rejon, Leoneta, Leart, Daurs dhe Daorsa, nuk kane ndonje kuptim ne gjuhen arabe apo shqipe.. dhe nuk preferohet emertimi i femijeve me keta emra..
...
written by Admin-, prill 02, 2012
Alejkumselam. Emri Ridvan rrjedh prej fjales Rida, qe don te thote I Kenaqur,dhe lejohet emertimi i femiut me kete emer..
...
written by niki, prill 04, 2012
Alejkumselam emri valenda a osht emer musliman aka mundesi dikush teme tregoj Allahu ju shperbleft
...
written by Admin-, prill 04, 2012
Alejkumselam. Emri Valenda nuk ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe apo shqipe, andaj edhe nuk preferohet emertimi me kete emer.
...
written by muslim, prill 04, 2012
s.a hoxh i nderuar emri Tuana a eshte pika e par e shiut ne xhenet?
...
written by shinasi, prill 04, 2012
Alejkumselam. Emri Genar (Gjenet e arit) a eshte emer islam dhe qfar kuptimi ka nese eshte islam.
...
written by Nuri, prill 14, 2012
Selam alejkum hoxh, e thirra femijen në ënderr Enis, a duhet patjeter me ja lan ket emer fëmijes? Falimender per pergjigje!
...
written by eljesa, prill 22, 2012
selam alejkum qfar domethanje ka emri eljesa
...
written by Labi, prill 23, 2012
selam alejkum,me duhet nje emer per djal, nese ka mundsi mem ndihmu me kta emra. Ledian, Ledion,Erzan,Ajan,Almir,Kejsan,Lian cili ban me emertu fmijen cili jo. falemderit
...
written by Bimi, prill 23, 2012
Juled qfar kuptimi ka ju pershendes
...
written by adja , prill 23, 2012
selamun alejkum qfar dmth ka emri unejsa dhe lea dhe aben me kta emra mej mertu femiut
...
written by menduh, prill 23, 2012
s.a a ka mundesi me me tregu emri ADIS qfar kuptimi ka s.alejkum
...
written by milot 2012, prill 23, 2012
a mund te emroj femiun e emrin
Leon kuptimi(luan)
...
written by Z. , prill 24, 2012
Emri nyla ose nila a asht mir me ja lan vajzes time?
...
written by medi, prill 25, 2012
Selam alejkum ju lutem ni emer te femrave qe egziston ne Ku'ran.flm per mir kuptim
...
written by buki, prill 27, 2012
selam alejkum a ban ERINA dhe AMELA me emertu fmiun flm per pergjigje
...
written by Vedat, prill 28, 2012
S.A a bon ta di cfar Kuptimi ka emri ALEA a osht dhurat e ALL-LLAHUT
...
written by goggi, prill 29, 2012
Selam alejkum.a jan te lejuar ne islam emrat Adni ose Haris
...
written by leta, maj 01, 2012
a ka mundesi mem tregu emri MELIS a esht musliman dhe qfar domethanje ka
...
written by shadije, maj 01, 2012
pershendje te nderuar a mund te me tregoni emri bledar qfar dmth kaa ju lutem te me tregoni
...
written by vullnet, maj 02, 2012
selam alejkum kam deshir me dit se cka kuptimi ka emri eliesa sepse kam pa se osht kuran dhe mundetet te perdoret mirpo kuptimin ju lutem domethenien prsh
...
written by leta, maj 02, 2012
Esselamu Alejkum hoxh,a ka mundsi mem tregu qfar d.m.th ka emri Aldi dhe vlera dhe a jon muslima a lejohet me ja lan kta emra femijes?
...
written by jetmir, maj 04, 2012
selam alejkum hoxh i nderuar desha me ju pyet a jan emra te kuranit si dhe cfar kuptimi kan keto adela amsera dea erda kanita danina zoti ju shperbleft me te mir
...
written by Mirveti, maj 05, 2012
Selam alejukm vajza ime mban emrin Nora a ka ndonji kuptim ne kuran kam degju se po me tregoni ju lutem zoti ju shperbleft
...
written by tinala, maj 07, 2012
selam alejkum hoxh, qfar domethenja ka emri Dorina, dhe tuana
...
written by fitore, maj 09, 2012
selam alejkum hoxh deshrioj te di emri ANISA DHE LORISA A JAN EMRA MUSLIMAN TUNG JU PERSHENDES
...
written by suela , maj 09, 2012
suela a esht emer musliman
...
written by LAURA NINI, maj 09, 2012
emri Laura dmth cmimi nobel LAUREAT -LAURA
ndersa nga mjekesija lule dafine -laura
smilies/kiss.gifsmilies/wink.gif



ALLAHU NA SHPERBLEFT NE KETE DYNJA DHE NE HAIRET
...
written by jona, maj 09, 2012
emri Laura dmth cmimi nobel LAUREAT -LAURA
ndersa nga mjekesija lule dafine -laura
smilies/kiss.gifsmilies/wink.gif
...
written by aebfjehfb, maj 10, 2012
eselamu alejkum hoxhe emri Mervan qfar kuptimi ka dhe aben qe te emertohet femiu me kete emer dhe emri Ardit qfar kuptimi ka dhe aben te emertohet femiu me kete emer
...
written by hana , maj 11, 2012
alejkum selam ,emeri anila a eshte emer musliman dhe a mund te ia la vajzes kete emer

...
written by besimi, maj 12, 2012
Selam aleikum, Emri Alejna,Neila, Eliesa, Ajana, Rida ajane emra musliman dhe qfar domethenie kane keta emra? Allahu ju shperbleft per ndihmen.
...
written by evliana, maj 14, 2012
jam duke pritur nje vajz e dua ta di emri Tuana a ka ndonje kuptim se kam degjuar se ka kuptimin pika e par ne xhenet
...
written by amri, maj 14, 2012
es selam alejkum
ju lutem shum hoxh i nderuar desha te pyes a jan keta dy emra ne suaza islame per vajzen i gjeta ne nje forum islam por sa jane te pranuar nese mundeni te me tregoni ju.

Berine-me e mira, me e larta
Ezana- lamerim, thirrje(per namaz)

nese jan te pranuar kam edhe nje pyetje a ben qe ne vend Berine te jet me prapashtesen A pra Berina flm shum Zoti ju shperblefte sepse sa pash une ne net jeni i vetmi hoxhe qe mireni me ket problematik Zoti ju shperblefte flm shum.
...
written by muslim, maj 15, 2012
s,a hoxh i nderuar emri dilara dhe berina cfar kuptimi kan a lejhon tja vendoj femijes
...
written by sara ............, maj 15, 2012
s.a hoxhe i nderuar deshta te pyes se ajan keto emra te preferuar islame DILARA dhe BERINA ju faleminderit zoti ju shperbleft
...
written by Vendas, maj 15, 2012
Selam Alejkum,

Flm shum per pergjegjet, Zoti ju shperbleft per pergjegjesine.

Emri "Herolind" a lejohet sipas rregullave te Islamit?
...
written by mirsie aliu, maj 15, 2012
a mundeni mem tregu a osht musliman emri MAJDA
...
written by BLERIM GASHI, maj 15, 2012
a mundeni mem tregu a eshte emri MAJDA Musliman
...
written by robresha e allahut, maj 15, 2012
S,A EMRI BERINA DHE DILARA CFAR KUTIMI KA NESE MUNDET
...
written by Remzi, maj 16, 2012
Selam alejkum hoxhe jom i interesuar me dijt se emri Riosa a eshte emer mysluman edhe pse kam degjuar se eshte emer i ri musliman po du me qen i sigurt mduhet urgjent pergjigjja flm zoti ju shperblwft
...
written by Remzi, maj 16, 2012
Emri Riosa a eshte musliman
...
written by alketa, maj 16, 2012
eselamualejkum hozh i nderuar kisha pas deshir me dit nese ka ndonje domethenie ne gjuhen arabe amri Alketa
...
written by islami, maj 16, 2012
selamu alejkum hoxh i nderuar a osht i lejuar emri Meisara e kem gjet net qe don me than pasuri. Allahu ju shperbleft per punen tuaj.
...
written by mili, maj 16, 2012
selam ajlekum lindi nje djal dhe 1jav du me ja ndu emrin donart ose blenor qfar luptimi kan se sdi qa te bej ju falimnderit per pergjigje nese kam
...
written by Hava, maj 16, 2012
Emri SEAN cfar kuptimi ka a mund te me tregoni me mirkuptim?
...
written by Admin-, maj 17, 2012
Vellezer dhe motra te nderuara, pyetjet ne lidhje me emrat dhe kuptimin e tyre jane te shumta, ndersa koha eshte e ngushte per tu dhene pergjigje te gjithe atyre, andaj lexoni temen larte me vemendje, dhe disa prej emrave qe jemi pergjigjur ne to ne komente, me shprese se do te mjaftojne ne lidhje me emrat e femijeve te juaj. Allahu ju shperblefte per mirekuptim.
...
written by Besarta, maj 20, 2012
selam ajlekum deshiroja te di a eshte e lejuar te vendohet emri Meriton ?, kam dhe nje pyetje tjeter njeri prej nefamilje e ka emrin Meriton a esht keq te vendohet emri i njejt ? Fleminderit .
...
written by Bjondina , qershor 04, 2012
Selam Alejkum.Para 2 ditesh un kam nje Vëlla dhe duam qe tja lojm emrin Altin Por nuk ee dim se qfar kuptimi ka.Ju lutem nese mund te me ndihmoni.Allahu ju shperbleft per mirekuptim
...
written by Admin-, qershor 07, 2012
Alejkumselam. Fjala Meriton eshte folje dhe nuk eshte emer, edhepse nga ana e Islamit nuk ka mekat per emertimin e femiut me kete emer, por te njejten kohe nuk ka edhe shperblim..

Ndersa nese ne familje eshte nje emer, nuk prishe gje te emertohet ndonje femiije tjeter i te njejtes familje, me te njetin emer. Nuk ka ndonje ndalese ne kete..
...
written by Admin-, qershor 07, 2012
Alejkumselam. Emri Altin nuk ka ndonje kuptim ne gjuhen arabe apo shqipe, andaj eshte me mire te zgjedhni ndonje emer tjeter per vellaun tuaj.
...
written by albba, qershor 09, 2012
hoxhe i nderuar edhe disa dite do te kem nje femije....por emrin ende nuk e kemi vendosur....bashkshorti thot qe tja veme emrin ledion dhe ne ender e ka thene kete emer mirpo mua nuk po me pelqen...pastaj jetojm ne perendim sdi se qfar emri do te ishte me mire te emertohej djali??flm selam alejkum
...
written by Selamun alejkum, qershor 16, 2012
Hoxhe Allahu te shperblefte per mundin qe po ben e na ben hallall se shpesh po te mundojme me pyetjet tona.

Desha te pyes per emrin Kajra a eshte emer musliman dhe cili eshte kuptimi i tij? Allahu te shperblefte per mundin.

Selamun alejkum
...
written by Admin-, qershor 18, 2012
Alejkumselam. Emri Ledion nuk ka ndonje kuptim, andaj edhe nuk eshte ne rregull te emertohet femiu me kete emer. Dhe nese bashkeshorti juaj kete e ka pare ne enderr, kjo nuk don te thote asgje, per te emertuar femiun me kete emer..
...
written by Admin-, qershor 18, 2012
Alejkumselam. Emri Kajra nuk ka ndonje kuptim, dhe nuk eshte ne rregull emertimi i femiut me kete emer.
...
written by beci, qershor 26, 2012
selam-alejkum.u mka lind njè vajz dhe ja kam vèn emrin MELEK.e kam pyetur edhe njèe hoxh tha se mundet me ja vendu ket emèr,mirpo ktu lexova se nuk bon ket emèr cka me bo u tani si ja kam vendu ket emèr vajzes a kam bo ndonji gjynah?ju lutem pres pèrgjigje..
...
written by Admin-, qershor 30, 2012
Alejkumselam. Po, prej emertimeve te papelqyera apo te ndaluara, eshte edhe emertimi i vajzes me emrin Melek, dhe kete e kemi permendur ne temen siper.. E nese ju keni pyetur ndonje hoxhe dhe ua ka lejuar kete, atehere per ate qe keni vepruar nuk keni ndonje mekat, perderisa e keni bere pa dije, porse kerkohet prej jush qe ne baze te mundesive, t'ia nderroni emrin vajzes suaj, dhe nuk eshte kusht qe kete ta beni ne dokumente, por se paku ta therrisni ate me ndonje emer tjeter.
...
written by adi, korrik 08, 2012
selam-alejkum.ne kemi vendosur qe djalit ton me ja vnu emrin AJAN perkthimin ekam lexu ne internet qe dmth dhurat nga zoti.por nuk po jam e sigurt ne kete perkthim. ju lutem tregoni se a bon ket emer me ja vnu.nese ka mundesi pergjigjen sa ma shpejt. flm per mirkuptim
...
written by Admin-, korrik 09, 2012
Alejkumselam. Emri Ajan nuk e ka kuptimin: Dhurate nga Zoti (ne gjuhen arabe), por don te thote: Nje gje qe njeriu e sheh sigurte me syte e tij.. Gjithashtu ne gjuhen shqipe nuk ka ndonje kuptim ky emer, andaj ju preferojme qe te gjeni ndonje emer me te mire per femiun tuaj..
...
written by Ardiana, tetor 14, 2012
Selam . Pres te lindi djale edhe 2 muaj.jam konfuze Ne lidhje me emertimin e tij . Emri Omar m'pelqen shume , por babi jem ka propozu me e emertu me emrin MENARD - e qe eshte emer i formuar prej 3 shkronjave te para te emrit te babes se bebes (MENSUR) dhe 3 shkronjave te para te emrit te nanes se bebes (ARDIANA). A eshte e lejueshme me islam nese djalin tim e emertoj me kete emer , MENARD ??? Allahu ju shperbleft
...
written by Omer Bajrami, tetor 14, 2012
Alejkumselam. Emri Omar vije prej Emrit Umer ne gjuhen arabe, e qe eshte emri i nje sahabiu te madh te te Derguarit salallahualejhiveselem, dhe njerit prej udheheqesve te drejte te umetit Islam. Andaj ky emer eshte i mire dhe i pelqyer (Omar, Omer apo Umer). Ndersa emri Menard nuk ka ndonje kuptim, dhe nuk eshte emer i pelqyer, andaj me mire eshte qe mos te emertoni femiun me kete emer.
...
written by albert, tetor 29, 2012
ju lutem mu pergjigjeni ne pytjen time se qe 4 vite qe e kam prit ket fmi e po du me thirr me emrin e nje lumi ne shqiperi a esht e lejushme te emertohen femijet me e mrin e lumenjeve ose me pelqen edhe emri ines e kam lexu ne net po thot qe esht emer musliman a esht e vertet ju falemnderoj shum nese me ktheni pergjigjje se edhe 2 jav lindi ju lutem sa me shpejt nese ka mundsi flm shum
...
written by Omer Bajrami, tetor 29, 2012
Emri i ndonje lumi, mund te jete i lejuar dhe mund te jete i ndaluar, varesisht prej emrit te lumit dhe kuptimit te tij.. Ndersa emri Ines nuk di nese ka ndonje kuptim, por femiun mund ta emertoni me emrin Enes, duke ia nderruar vetem nje shkronje, ndersa ky emer atehere eshte i pelqyer ne Islam dhe per kete keni shperblim.. Emri Enes.
...
written by UmmuSafija, tetor 30, 2012
Selam alejkum, po provoj perseri ta shenoj per heren e trete pyetjen time, ngase deri tash nuk kam marr asnje pergjigje. Desha te dije domethenjen e ketyre emrave dhe se a bejne pjese ne kuptimn e emrave muslimane: Edisa, Uresa dhe Ejana. Allahu ju nderofte, selam alejkum we rahmetullah.
...
written by albert, nëntor 01, 2012
emri i lumit esht BUNA gjendet ne shqiperi buron aty e per ket me ka pelqy qe esht lum shqiptar nese ka mundsi te me tregoni a ka d,m,th ju flm shum per pergjegjjen e par po edhe per ket ju falenderoj nese gjeni pak koh e me pergjigjuni edhe niher ju falenderoj per punen qe beni e qe na ndimoni zoti ju shperbleft
...
written by Omer Bajrami, nëntor 09, 2012
Alejkumselam. Shumica e emrave per te cilet nuk jemi pergjigjur, mjaftojne te bazoheni ne temen me larte.. ne te cilen gjendet spjegim me i gjeresishem..
...
written by Omer Bajrami, nëntor 09, 2012
Alejkumselam. Emri Edisa, Uresa dhe Ejana, nuk di qe kane ndonje kuptim ne gjuhen arabe.. andaj me mire eshte te kerkoni ndonje emer tjeter per femiun tuaj.. Lexoni temen larte!
...
written by Omer Bajrami, nëntor 09, 2012
Emri Buna nuk ka ndonje kuptim ne gjuhen shqipe apo arabe, vetemse eshte emer lumi, porse nuk jep ndonje kuptim te caktuar.. andaj me mire eshte te kerkoni ndonje emer tjeter per femiun tuaj..

Write comment

busy
Përditësimi E martë, 15 Nëntor 2011 03:21
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata