JSN Epic - шаблон joomla Авто
Hyrje Regjistrohu

Hyr ne llogarine tuaj

Pseudonimi *
Fjalekalimi *
Ruaj te dhenat

Krijo nje llogari

Fushat e shenuara me yll (*) jane te domosdoshem.
Emri *
Pseudonimi *
Fjalekalimi *
Verifiko fjalekalimin *
Email *
Verifikoni emailin *

E para : Angleze - "E kam shkruar dëshirën time para njëqind viteve!" Autorja e njohur Ati Ruwd në artikullin, të cilin e paraqiti në vitin 1901, thotë: Të punojnë vajzat tona në shtëpi, shërbetore ose si shërbetore është më mirë dhe më e dobishme sesa të punojnë në vende të ndryshme, në të cilat shndërrohet vajza në një gjë të fëlliqur dhe të shthurur.

Në të cilat e humb efektin dhe shkëlqimin e jetës së saj njëherë e përgjithmonë.
Ah sikur të ishin vendet tona sikur vendet Islame, në të cilat vajza ka mbështetje dhe përkrahje!
Po, ky është turpi i vendit anglez, në të cilin është bërë vajza shembull për shthurjen dhe prishjen e nderit duke u përzier vazhdimisht me njerëz të huaj. E pse mos të qëndrojmë ne pas asaj të cilës i përshtatet natyrshmëria e femrës, të qëndrojë femra në shtëpi dhe punët e burrave t'ua len burrave e të jetojë me rrespekt dhe ndershmëri?!

 

E dyta : Gjermane Thotë: Unë dëshiroj të qëndroj në shtëpi, por ekonomia dhe struktura gjermane nuk i përfshin të gjitha shtresat e popullit, që të na i mbulon neve harxhimet dhe finansimet. Kështuqë duhet vazhdimisht punë, dhe çështja mbetet kështu-të qëndroj në shtëpi-e pamundur, për fat të keq!

 

E treta : Italiane Kur flet ajo me Dr. Mustafa Sebaij, thotë: Vërtetë unë lakmoj në femrën muslimane dhe kisha dashur të jem e lindur ne vendet islame, por për fat të keq!

 

E katërta : Françeze Një mjek musliman, i cili jeton në Francë tregon për dëshirën e një mjekes françeze e krishtere, e cila e ka pyetur: Si jeton gruaja yte muslimane e mbuluar? Si e kalon ajo ditën? Çfarë programi të ditës ka ajo?
U përgjigj mjeku: Ajo zgjohet në mëngjes dhe i përgatitë fëmijtë për në shkollë, pastaj flen deri kah ora nëntë ose dhjetë, e pastaj zgjohet dhe vazhdon punët e ditës, pastron dhe renditë shtëpinë, përgatitë ushqimin, etj.
Pyeti ajo: E kush shpenzon dhe e mbanë atë, pasiqë ajo nuk punon?
Tha mjeku: Unë.
Pyeti sërish: E gjërat e saja personale, kush ia blen?
Tha mjeku: Unë i blej krejt çka dëshiron ajo.
Pyeti: Ti i blen gruas tënde çdo gjë?
Tha: Po.
Pyeti me habi ajo: Ia blen edhe arin, dhe gjërat me të shtrenjta?
Tha : Po.
Tha ajo: Vërtetë gruaja yte qenka mbretëreshë.
Pastaj u betua mjeku, se ajo mandej kishte dashur të shkurorëzohet nga burri i saj, por me kusht që te martohet me një musliman dhe të largohet nga puna e mjekes e të qëndrojë në shtëpi siç qëndron gruaja muslimane. Dhe jo vetëm kaq, bile ka qenë e kënaqur nëse e merr një musliman, qoftë edhe per grua të dytë, vetëm të qëndrojë në shtëpi, dhe të jetojë si femra muslimane.



Përktheu: Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

Add comment


Security code
Refresh

Shko lart