E Premte, Nëntor 28, 2014
Hyr Regjistrohu

Login to your account

Username
Password *
Remember Me

Create an account

Fields marked with an asterisk (*) are required.
Name
Username
Password *
Verify password *
Email *
Verify email *

A lejohet martesa me vajzën e axhës, dajës, hallës dhe tezes?

 

Pyetje: Esselamu alejkum hoxhe i nderuar. Deshta nje komentim rreth ajetit 50 te Sures Ahzab. A vlen ky ajet vetem per Pejgamberin, apo per te gjithe besimtaret? Ku Allahu xh.sh. thotë: Ne te kemi lejuar grate, domethene ti kemi lejuar edhe bijat e axhes tend, bijat e hallave tua, bijat e dajes tend, bijat e tezeve tua, vazhdon ajeti deri ku Allahu xh.sh. thote: Duke qene ky (rast) vetem per ty e jo per besimtaret. Allahu ju shperblefte me Xhennet Firdevs. Esselamu alejkum

 

Përgjigje:Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

 

Thotë Allahu (azzevexhel): “O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua, të cilat kanë migruar si ti, dhe nëse një grua besimtare ia falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit), duke qenë ky (rast) vetëm për ty dhe jo për besimtarët. Ne e dimë se ç’u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rreth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e Allahu është që falë shumë, është Mëshirues“. (El-Ahzabë – 50)

 

 

Në këtë ajet kuptohet qartë se është e lejuar martesa me vajzën e axhës, dajës dhe kështu me radhë. Dhe një martesë të tillë nuk e ka ndaluar në vendet tona, përveçse tradita e huazuar prej jomuslimanëve. Ndërsa në Islam nuk gjendet asnjë argument që e ndalon një gjë të tillë.

 

 

Ndërsa fjala e Allahut ku thotë: “Duke qenë ky (rast) vetëm për ty dhe jo për besimtarët“, ka ardhur pas fjalës: “Nëse një grua besimtare ia falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të“, dhe nuk ka të bëjë fare me martesën me vajzën e axhës dhe të tjerave që janë përmendur në ajet.

 

 

E cila gjë është e lejuar në këtë ajet vetëm për Pejgamberin (salallahualejhi veselem), dhe që nuk lejohet për muslimanët? Ajo është: Martesa me një grua e cila ia paraqet veten një burri të huaj për martesë, pa lejen e përgjegjësit të saj dhe pa mehër (dhuratën e martesës). Lexo: “Nëse një grua besimtare ia falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të“, atëherë: “Ky (rast është) vetëm për ty dhe jo për besimtarët“.

 

 

Imam Ibn Kethiri, në komentin fjalës së Allahut: “..Bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua..“ thotë: Ky ajet tregon drejtësinë dhe mesataren (e Islamit) ndërmjet dy ekstremiteteve. Sepse të krishterët nuk martohen me një femër, përveç nëse ndërmjet tyre janë larg shtatë breza e më shumë (kjo është bindja e krishtërve, të cilën e përmend imam Ibn Kethiri para shtatë shekujve, dhe të cilën e kanë huazuar shqiptarët prej tyre), ndërsa jehudët martohen edhe me vajzën e vëllaut dhe të motrës. Ndërsa Islami erdhi dhe rrënoi ekstremitetin e të krishterëve dhe lejoi martesën me vajzën e axhës, hallës, dajës dhe tezes, dhe ndaloi martesën me vajzën e vëllaut dhe të motrës. (Tefsir Ibn Kethir 3/500)

 

 

Gjithashtu në komentin e fjalës së Allahut: “Duke qenë ky (rast) vetëm për ty dhe jo për besimtarët“ thotë: Dhe lejohet për ty o Pejgamber i Allahut, nëse një grua muslimane e paraqet veten e saj (për martesë) ndaj teje, ta martosh atë pa mehër (dhuratë të martesës) nëse dëshiron (martesën me të).

 

 

Ky është komenti i Ibn Kethirit në lidhje me këtë ajet, dhe ky është komenti i gjithë dijetarëve në lidhje me këtë çështje, pa ndonjë përjashtim.

 

 

Në lidhje me këtë çështje, dëgjo dhe përgjigjen e pyetjes: A lejohet martesa me vajzën e axhës, dajës..?

 

 

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

19.01.2012

 

 

Add comment


Security code
Refresh