A pranohet agjërimi nëse e kaloj ditën në gjum?
Pyetje: Selamalejkum hoxhe i nderuar. Kam nje pyetje: Nese nje njeri flen deri ne ora 2 pas dite, a i llogaritet si agjerim ajo dite? Allahu ju ruajt nga cdo e lige.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nëse njeriu flen deri pas dreke apo edhe më vonë, nuk e prishet agjërimi i tij dhe kjo ditë llogaritet prej ditëve të agjëruara të tij, vetëmse shpërblimi i tij nuk është i njëjtë me atë që agjëron dhe e shfrytëzon ditën ashtu si kërkon Allahu prej tij dhe ashtu si nxisin argumentet për shfrytëzimin e këtyre ditëve të shtrenjta.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami