Si duhet të bëhet një darsëm islame?
Pyetje: Esselamu alejkum hoxhe i nderuar. Sipas Sheriatit si duhet te bejm dasmen qofte nga ana e gruas apo nga ana e burrit? Cilat jane dispozitat per nusen me rastin e ceremonise se marteses ne shtepine e saj dhe cilat jane te burrit ne shtepine e tij?
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Me rëndësi është që kurora në mesin e dy të rinjëve të bëhet sipas Sheriatit, duke i plotësuar shtyllat dhe kushtet e saj.
Ndërsa në lidhje me ceremoninë, nuk prishë gjë nëse përdoren adetet e vendit ku jeton, duke u larguar prej traditave që kundërshtohen me Islamin, si: Përzierja e burrave dhe grave, alkooli, muzika dhe adete të tjera të ndaluara. E nëse largohen këto gjëra të ndaluara, atëherë adetet tjera mund të praktikohen dhe nuk ka ndonjë ndalesë për to. Lexo: A lejohen adetet që përdoren në dasmat tona?
Gjithashtu, darsma mund të shfrytëzohet edhe si një rast daveti për familjarët dhe shoqërinë, në të cilën mund të marrin pjesë thirrës të ndryshëm, për të përkujtuar fjalët e Allahut dhe të Dërguarit, në mënyrë që fillimi i jetës bashkëshortore të jetë i mbarë dhe jeta të vazhdojë e qetë dhe e lumtur, nën kënaqësinë e Allahut (azzevexhel). Një gjë e tillë mund të shfrytëzohet edhe te gratë, duke i këshilluar ato me porosi islame, (duke qenë të kënaqur për vete, dhe duke u treguar të tjerëve se ne jemi muslimanë çdo herë, në ceremoni dhe në sprova, duke mos ia kthyer shpinën kësaj feje në asnjë rast apo gjendje).
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami